Trukimet e Skënderbeut, 3
kokat dhe skema sipas UEFA-s

Trukimet e Skënderbeut, 3<br />kokat dhe skema sipas UEFA-s

Raporti i skandalit të trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut nga miqësoret, Kupa e Shqipërisë, kampionati, Champions League dhe Europa League ka tronditur futbollin shqiptar, por jo vetëm, pasi niveli i besueshmërisë së sportdashësve te sporti më popullor ka rënë ndjeshëm duke u konceptuar gjithçka si teatër.
 
Por pyetja që lind është se kush ishin organizatorët e gjithë historisë së trukimeve të Skënderbeut nga Korça në Europë?
 
Jo pak herë nga thuajse një pjesë e madhe e ekipeve të Superiores dhe veçanërisht nga Flamurtari, Skënderbeu ishte akuzuar për fitimin e titujve kampion duke aluduar për ndërhyrje deri në qeverinë e drejtuar nga Berisha.
 
Fjala ishte për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, i cili shfaqej gjithmonë në stadium kur luante Skënderbeu në krah të ish-Presidentit Zeqo dhe atij aktual Take.
 
Nuk kaluan shumë kohë dhe në raportin e publikuar, UEFA ka përmendur edhe emrin e ish-ministrit Bode si të dyshuar në përfshirjen e trukimit te ndeshjeve nga ana e Skënderbeut, që çoi në pezullimin për 1 vit të skuadrës korçare nga kompeticionet europiane.
 
Sipas raportit, ai dyshohet se falë fuqisë së tij politike ka influencuar në rezultatet e disa ndeshjeve të kampionatit shqiptar në favor të Skënderbeut.

Lidhjet mes Bodes dhe donatorit kryesor të një klubi tjetër  Shkumbini, janë vendosur në bazë të anëtarësisë së tyre të mëparshme në Parlament, Dashnor Sula, nën siglën e së njëjtës parti.

Dy ndeshje të luajtura nga KS “Skënderbeu” përballë këtij klubi u cilësuan si të dyshuara nga BFDS.

Bode dyshohet se ka ndikuar edhe në rezultatin e ndeshjeve të luajtura nga “Skënderbeu” ndaj “Dinamos” së Tiranës.

Përpos tij në raport përmenden emrat e Agim Zeqos dhe Ardian Takajt, i pari nisi historinë e Skënderbeut në futbollin shqiptar në dekadën e fundit, ndërsa i dyti e vazhdoi duke e dërguar në grupet e Europa League.
 
Raporti përpos drejtuesve ka zbritur edhe në fushë, pasi në faqet e tij lakohen edhe emrat e ish-kapitenit Bledi Shkëmbi që u largua nga futbolli, portierit Orges Shehi dhe disa lojtarëve.
 
Në raport bëhet edhe interpretimi i një miqësie në “Facebook”, si provë e një rrjeti sekret të manipulimit të ndeshjeve.
 
Raporti thekson lidhjet e mundshme të Presidentit të Skënderbeut, Takaj me  Fatjon Gravën, Ilir Doklen, Renis Cergën, por edhe Ilir Vrenozin që ndjek disa seanca trajnimi dhe ndeshjet, i punësuar në një kompanie bastesh. 
 
Por pika më e fortë ku duket se mbështetet UEFA është lidhja me kompanitë e basteve të të akuzuarve.
“Eurobest sh.a.”, “Star Bet”, “Top-Bast”, “SBObet”, “Baste Live”, “Super Bast”, janë emrat e kompanive që përmenden në këtë material si të përfshirë në trukimin e ndeshjeve.

Eurobest Sh.a - Ardjan Takaj është themeluesi i saj, një kompani shqiptare e hapur në vitin 2000, e cila tani ka deklaruar falimentimin.
 
Star Bet - Ardjan Takaj është aksioner.  Kjo kompani u krijua pas shkrirjes së disa kompanive. Aksioneri kryesor ishte Gazmend Demi (NRC). 
 
Top-Bast, kompani shqiptare bastesh dhe sponsor i “Skënderbeut”. Besohet se disa prej sajteve që lidhen me këtë kompani janë ngritur si sajte ku mund të viheshin baste vetëm nga persona të ftuar dhe që u jepeshin detajet e aksesit në to.
 
SBObet - Top-Bast është “fasadë” për bastvënësin aziatik SBObet, i cili indirekt mund të lidhet me një prej sponsorëve të KS “Skënderbeu”.
 
Baste Live – I identifikuar si një sponsor i “Skënderbeut”. Aksionerët e Baste Live, të listuar në vitin 2015 janë Ilir Dokle 25% dhe vëllezërit Gramoz Murataj 20% dhe Besnik Murataj 15%. Të gjithë bashkë kanë maxhorancën prej 60%.
 
Ilir Dokle – Ka regjistruar domenin www.tropikalresort.com, i cili është domeni, i lidhur me resortin “Tropikal Resort Durres”, me pronar Ardjan Takaj, çka sugjeron se Ilir Dokle dhe Ardian Takaj janë ortakë në biznes.

d.b/shqiptarja.com

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj

VIDEO/ Humbja e parë në karrierë, Florian Marku kërkon të përballet sërish me Chris Kongon: Po punojmë për këtë gjë, do fitoj