Tusk: Nuk ka afrim me BE-në, pa u përmirësuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk porositi institucionet e Kosovës se duhet vazhduar me reforma dhe plotësim të zotimeve ndërkombëtare për të ecur përpara me proceset integruese në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk gjatë vizitë së tij në Kosovë
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk porositi institucionet e Kosovës se duhet vazhduar me reforma dhe plotësim të zotimeve ndërkombëtare për të ecur përpara me proceset integruese në Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Tusk tha se Kosova ka shënuar progres duke veçuar votimin në Kuvend të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Mirëpo, sipas Tusk ende mbetet punë për t’u bërë, sidomos në procesin e bisedimeve me Serbinë.
Pa normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa zbatim të plotë të marrëveshjeve nuk shoh se mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve me BE-në.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk
Ai tha se vizita në rajon kishte për qëllim parapërgatitjet për samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë muajin e ardhshëm. Këto komente, Tusk i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili deklaroi se ai është i përkushtuar ndaj procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj edhe në Berlin në takimin me kancelaren Angela Merkel, që do të ndodhë në një datë tejet simbolike, me 9 maj në Ditën e Evropës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se proces i bisedimeve duhet të përfundojë me njohje reciproke mes të të dyjave vendeve, ndërkohë që tha se ky proces duhet kthyer në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1595
Lajme të tjera
-
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
26 Prill, 10:49
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje
25 Prill, 13:19
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës
23 Prill, 22:58
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
Investigimi: A u vra gazetarja e BBC nga “Legija” famëkeq serb?
23 Prill, 18:35
-
Kosovë/ U akuzua për ngacmim seksual, profesori pezullohet nga detyra
23 Prill, 14:48
-
PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
23 Prill, 14:36