U premtuan pakistanezëve kalimin në Mal të Zi, por i grabitën me armë, kapet njëri nga autorët në Malësi të Madhe

U premtuan pakistanezëve kalimin në Mal të Zi, por i grabitën me armë, kapet njëri nga autorët në Malësi të Madhe

MALËSI E MADHE-Policia ka arrestuar njërin nga dy autorët e grabitjes së disa pakistanezëve. I arrestuari është Albion Shabaj 28 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Sipas policisë, Albion Shabaj në bashkëpunim me një person tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 pakistanezë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi kundrejt fitimit në lagjen Pepaj, fshati Hot nën kërcënimin e armës u kanë marrë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.

E ndërsa Albion Shabaj u arrestua, policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin Shabaj po transportonte refugjatët, si dhe po punohet për gjetjen e automjetit tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Vjedhje me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 298–25 të Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë