POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Çmenden' shpresat U21, Itali-Shqipëri shënohen tre gola në shtesë, fitojnë 'azurrët' (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar, Vrioni, duke festuar golin me shqiponjë

Ndeshje e çmendur mes Italisë dhe Shqipërisë U21, tre gola janë shënuar pas minutës së 90 të takimit. Kuqezinjtë krijuan mirazhin e rrëmbimit të një barazimi me "azurrët", por surprizat s'kishin përfunduar. Ekipi i Alban Bushit është mposhtur me shifrat 3:1, por dy golat e fitores për Italinë erdhën në minutat e fundit të takimit.

Italianët kaluan në avantazh me anë të Dimarco në minutën e 27. Barazimi i kuqezinjve vjen po në minutat shtesë anë të Vrionit, i cili shënon një supergol.



Por kur u mendua se ndeshja do përfundonte 1:1 kombëtarja shpresa pëson dy gola në minutat shtesë nga Murgia dhe Parigini. Kjo është humbja e dytë në një javë për kombëtaren U21, pasi pak ditë më parë, ishte Spanja ajo që fitoi 3-0.

Ora 22:49
Dje luante me Italinë, sot i shënon dhe feston me Shqiponjë, njihuni me talentin e sulmit kuqezi

Sot luajti për kombëtaren e origjinës së tij, shënoi në portën e Italisë dhe festoi me Shqiponjë. I lindur në një provincë të Macerta, në Italinë e Mesme, Giacomo Vrioni, do të niste karrierën e tij me një ekip modest, që ndoshta nuk njihet por emri është i dëgjuar nga një bandë muzikore, Metalica. Aty Vironi do të luante për një sezon, 2014-2015. Vironi, atëherë vetëm 15 vjeç luajti katër ndeshje pa shënuar. Në janar të vitit 2015, Vrioni u bashkua Sampdoria U17 ku luajti gjithsej 58 ndeshje, duke shënuar 20 gola dhe duke bërë 6 asistime ndërsa 1 vitë më vonë kaloi tek ekipi i U19.

Giacomo Vrioni, me fanellën e Sampdoria

Me nisjen e sezonit  2017-2018, Samdoria e la në huazim tek skuadra e Pristole, Seria C- A duke luajtur 27 ndeshje e realizuar 8 gola. Këtë sezon Vironi ka kaluar në huazim tek Venecia në Seria B. Po ashtu, Vironi ka qenë pjesë e të rinjëve të Italisë përgjatë vitit 2016 me U18 dhe U19. Më 11 gusht 2016, Vrioni bëri debutimin e tij në U-19 në një humbje 1-0 në shtëpi kundër Kroacisë U-19, ai luajti gjithë ndeshjen. Më 6 shtator 2016 ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar, si zëvendësues, në minutën e 94 të fitores 3-1 në shtëpi ndaj Turqisë U-19.

Giacomo Vrioni kur luante me kombëtaren italiane U19

Megjithatë, në shtator 2018 ai u kthye në ekipin kombëtar nën-21 të Shqipërisë për shkak të prejardhjes së tij shqiptare. Alban Bushit sot e kishte titullar 19 vjeçarin i cili ja shpërbleu ftesën me gol dhe shqiponjë. Ndonëse Shpresat u mposhtën, vlen të përsëriten fjalët e Bushit i cili një javë më parë “vuri bast” se ai po ndërton një ekip mjaft premtues pas 2 a 3 vitesh. Një e pamë sot, Xhakomo Vironi. Nuk flet goli vetëm për të por edhe talenti e statistikat që e kanë shoqëruar në këto katër vite. Është vetëm 19 vjeç, por tek shpresat po rritet një “9” premtuese. Thjesht mbajeni shënim emrin e tij!./Shqipëria.ch/

l.q.
Komento

Komente

  • tonin: 12/09/2018 00:12

    ca trajneri eshte ky bushi,,,italia beri 7 zevendesime,ky ndrimin e pare ne min e 70,donte 3 pike ne miqaore ky..

    Përgjigju