UEFA është dorëzuar para presionit të klubeve dhe ka vendosur të përdorë sistemin “VAR” në “Champions League”. Ka qenë sot komiteti ekzekutiv i UEFA-s që ka marrë këtë vendim të rëndësishëm, në Dublin.
Sistemi teknologjik “VAR” do të përdoret që nga ky sezon, duke filluar nga faza me eliminim direkt. Ezkatësisht në ndeshjet e 16 shkurtit që korrespondojnë me 1/16. Ky nuk ka qenë vendimi i vetëm i rëndësishëm i marrë sot nga Komiteti Ekzekutiv i “UEFA-s”.
“VAR” do të përdoret edhe në finalet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në Portugali nga data 5 deri më 9 qershor.
- Do të përdoret në kampionatin Europian të femrave të vitin 2021.
- Do të përdoret në finalet e kampionatit Europian të 21-vjeçarëve që zhvillohet në Hungari/Slloveni
- Do të përdoret në futsallën e “Champions League” që mbahet në Kairat Almaty, Kazakistan