Spille, Klosi: Jemi në fazën e verifikimit të tokave në bregdet

Gjatë një deklarate për shtyp Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se  problematika me tokën ka sjellë pengesë në zhvillimin turistik të zonave bregdetare. Ministri Klosi gjatë pastrimit në plazhin e Spillesë dhe pyllin pranë tij ka ndjekur nga afër edhe problematikën e ndarjes në parcela të manipuluara.

Për shkak të kësaj situate zona e Spillesë me një potencial të madh turistik ende nuk ka hotele dhe biznese për të mirëpritur qindra mijëra turistë, ndonëse është një plazh shumë pranë kryeqytetit dhe ka akses me autostradën. Ministri Klosi bëri të ditur se institucioni i tij është në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve me tokat në bregdet.

Kërkesa e vazhdueshme e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është që zona me potencial të tillë turistik të shndërrohen në magnete turistike të cilat të prodhojnë mirëqënie dhe punësim. Për planet e bashkisë, Vila Bashtovë dhe Spilleja do të shndërrohen në zona ku sezoni turistik të jetë më i gjatë. Për kryetarin e bashkisë dhe prefekten e Tiranës, ministri Klosi e kishte një porosi; nxitjen e agroturizmit.

Duke pastruar së bashku me punonjës të administratës lokale dhe 500 nxënës të dy gjimnazeve të bashkisë Rrogozhinë, kreu i Turizmit dhe Mjedisit përsëriti apelin ndaj biznesit për të dhënë zgjidhjen përfundimtare ujërave të zeza dhe të ndotur. Në aksionin e pastrimit ishin të pranishëm Zëvendësministri i Arsimit, Shpat Kolgega, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini dhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.

Së bashku me kryetarin e bashkisë kontaktuam biznesin lokal duke u theksuar vendimin e qeverisë shqiptare që askush nuk do të lejohet që të zhvillojë veprimtari në sezonin turistik në qoftë se nuk ka zgjidhje përfundimtare të ujërave të zeza. Po ashtu së bashku me kryetarin e bashkisë dhe prefekten po prekim nga afër këto zona me potencial të madh turistik që siç e shikojmë edhe nga ndarja në parcela të manipuluara po e bën të pamundur zhvillimin e zonës. Jemi në fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve me tokat në bregdet. Është e pafalshme që kjo zonë akoma nuk ka një zhvillim të vërtetë turistik. nuk ka hotele të vërteta për mirëpritur qindra mijëra turistë, nuk ka biznese të cilat të mbështesin këtë lloj turizmi pasi realisht e gjithë kjo situatë vjen nga problematika me tokën. Po ashtu bashkë me kryetarin e bashkisë folëm edhe me prefekten për të parë mundësinë e zhvillimit të agro-turizmit në zonat pranë këtyre dy plazheve pasi realisht këtu kemi zona me trashëgimi të vërtetë historike dhe kulturore, kemi zona bujqësore shumë prodhuese kemi zona që kanë potenciale të vërteta turistike dhe këto zona vazhdojnë të jenë akoma plazhe me kushte shumë minimale përsa i përket turizmit dhe realisht të mos prodhojnë ekonominë që duhet banorët e kësaj zone. Kërkesa jonë e vazhdueshme është që zona me një potencial kaq të madh turistik të shndërrohen në manjete turistike të cilat jo vetëm prodhojnë turizëm por prodhojnë ekonomi, mirëqënie, prodhojnë punësim jo vetëm për zonën, por edhe për më larg se kaq dhe bëhen një zonë konsumatore shumë e madhe. Në planet që ka bashkia, zona e Spillesë dhe Vilë Bashtovës duhet të shndërrohen në zona potenciali turistik ku sezoni turistik të jetë padyshim më i gjatë. Dhe i ka të gjithë mundësitë duke parë nga afria me kryeqytetin, me autostradën dhe aeroportin si dhe nga plazhi i mrekullueshëm që ka.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fillo: 05/05/2018 02:18

    O Buf te gjitha tokat e spillese I kane marre drejtuesit te PS dhe mos genje popullin

    Përgjigju
  • Pronaret: 01/05/2018 16:13

    Shoku Bledi, aman verefikoj mire tokat tona.Amanet nerase ka ngelur ndojne cope,mos nguro ta matesh per vehte.Konkluzjpnet e verefikimit mundohu ti japesh pas zgjedhjeve 2019.Dot kenaqen katundar e pronar, edhe ti me shoket e tu shpresoj ta keshe mare nje copes ne Spille.Gjith kan mare ty te takon je minister i mjedisit qe e ndan per mes pronen PD dhe Ps.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!