Në limite të djegies së mandateve, Basha: S’rikthehemi në Kuvendin e lidhur me krimin, pa shtet ligjor populli do të marrë në dorë fatet

BERAT- Në limitet e skadimit të mandateve për shkak të mungesës në parlament të deputetëve, nga Berati, kreu i PD Lulzim Basha, deklaron se opozita nuk do të rikthehet në Kuvend, që sipas Bashës, ka bërë kompromis me krimin. 

Basha ka paralajmëruar se ky është shansi i fundit i pastrimit të politikës nga krimi. PD do të vijë në pushtet me votë u shpreh Basha, por në rast të moskrijimit të shtetit ligjor, popullit i lind e drejta që të marrë fatet e vendit në dorë. 

 “Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se : kthimnë parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politikanët nuk ka për të patur.”-tha Basha. 

Bojkoti parlamentar nga opozita ka nisur në javën e tretë të korrikut. Pas pushimeve të dimrit, sesioni i radhës së kësaj legjislature fillon të hënën e tretë të janarit, në datën 21 janar 2019. Kjo është edhe data kur mbushen fiks gjashtë muaj bojkot dhe rrjedhimisht, ndodh edhe ndërprerja automatike e mandateve të deputetëve. Nëse opozita do të dojë të ruajë mandatët e saj, rasti i vetëm është momenti i diskutimit dhe miratimit të buxhetit. Por deklarata e sotme e kryedemokratit la të nënkuptohet se ata nuk do të kthehen në Kuvend pa u pranuar më parë nisma për Vetting në politikë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/11/2018 20:44

    Sa te rre menja mo i shkret me ate popullin qe ze neper goje, je i vetem me ca deliquente qe paguan me bo rremuja, rrac e keqe

    Përgjigju
  • Vloreee: 18/11/2018 20:14

    Mosmirnjohes..... hahaha......

    Përgjigju
  • PD KRIMI: 18/11/2018 18:05

    A u Distancove nga ai KRIMINELI Profesor në Universitet ti VRASËS i 4 Njerëzve të Pafajshëm në 21 JANAR ???? Kurrë Mos u Futshi në Parlament ! Mos ja u pafshim Surratin ju Kriminelëve të Opozitës ! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofshi përjetë .

    Përgjigju
  • Qifi: 18/11/2018 15:40

    Populli i ka dhene mandatin per 4 vite o pyk ka*i.

    Përgjigju
  • Tini: 18/11/2018 14:38

    Cfar politike do pastrosh nga krimi ti , kur ke tre dosje krimi te hapura mor debil dhe bon sikur je i paster . Do shkosh ne Rec bashke me tutorin Sali per krime kunder shqiptareve . Dhe ne shquptaret mos i ze ne goje se murin te kane bo legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet