Vizita e Trump në Londër, 'sozia' e tij do fluturojë mbi Parlamentin Britanik/FOTO

Vizita e Trump në Londër, 'sozia' e tij do fluturojë mbi Parlamentin Britanik/FOTO

Imazhi i Donald Trump në tollumbace mbi Parlamentin britanik

Një tollumbace(balon) gjigant me imazhin e presidentit amerikan, Donald Trump do të fluturojë mbi Londër gjatë vizitës së tij zyrtare në Britani, e cila është planifikuar për 13 korrik.

Administrata e rajonit të Londrës sot miratoi një kërkesë për të lejuar vendosjen e një balone me ngjyrë portokalli, gjashtë metra të lartë, pranë ndërtesës së Parlamentit Britanik, pas një peticioni të titulluar “Lejoni foshnjën Trump të fluturojë”, i cili mblodhi më shumë se 10.000 nënshkrime


(Imazhi i Donald Trump në tollumbace)

Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka miratuar një kërkesë për fluturimin e saj pasi mijëra persona nënshkruan një peticion dhe mblodhën më shumë se 16,000 paund  në një fushatë të ndërmarrë për balonën 6 metra të gjatë.

"Trump baby" do të fluturojë nga ora 9.30 deri në orën 11.30 të premten në 13 korrik - që përkon me vizitën e presidentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një marshim "Stop Trump" në qendër të Londrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)