VD/Dy shpërthime të fuqishme në Vlorë/ Kamerat kapin dy autorë, nëna e 'shënjestrës' në spital

Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 02.00, shpërthimi i parë ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës në lagjen Kushtrimi, ndërsa 45 minuta më vonë, shpërthimi i dytë është kryer në afërsi të bashkisë së qytetit.

Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lenduar por vetëm dëme materiale.

Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.

Një tjetër shpërthim është dëgjuar në afërsi të bashkisë së qytetit. Mësohet se lënda eksplozive është hedhur në oborrin e një shtëpie private.

Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.

Lidhur me shpërthimin e dytë, ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet E.C, mësohet se djali i këtij të fundit, ka qenë i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo është edhe pista se ku po heton policia.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencen e dy personave tëksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, "objekivat" nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:48
Brenda pallatit të shpërthimit në Vlorë/ Banorët të tmerruar: Dera ra në tokë, u prenë dritat!

Report Tv ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Vlorë ku ka ndodhur njëri prej shpërthimeve të fuqishme me eksploziv.

Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit.

Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu ëhstë ndërprerë energjia elektrike, sikurse thanë përpara mikrofonëve të Report TV.

Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e sivash dhe shkaktimi i disa gropave.


Shesh-pushimi i pallatit ku u vendos eksplozivi

U dëmtuan dyert dhe xhami i banjos ishte thyer. Në katin e gjashtë, nga trauma e mori ambulanca gruan dhe e çoi në spital dhe djali i saj e shoqëroi. Shpërthimi ishte i fortë, unë u ngrita përpjetë, dera ishte përtokë.

Dëshmia e banorit të tronditur

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azilanti: 02/05/2018 12:36

    Qeveria le qe s'eshte ne gjendje ti mbroj qytetaret e saj brenda vendit te vete, por bertet e uleret neper bote se Shqiperia eshte vend i sigurte, dhe kjo nuk ju jep te drejten azilkerkuesve shqiptare te marrin nje leje qendrimi ne cdo shtet EU. Shqiperia nuk eshte vend i sigurte, as nga siguria, as nga ekonomia dhe as nga ana sociale. Shqiperia eshte vend deshperimi, vend qe nuk te jep shprese dhe kur nuk ka shprese s'ka jete. Cdo jave lexon po te njejtat lajme, shperthim, vrasje, aksident, skamje ne ekstrem, papunesi,...Me dhimbset populli im!

    Përgjigju
  • Vlora: 02/05/2018 12:09

    Vlore te ndriti fati,qe kur zbriti muti nga fshati..

    Përgjigju
  • Loni: 02/05/2018 10:28

    Po ministri Xhafa ku esht ,pse nuk merret me vloren si esht puna apo i intereson kjo gjendje kaotike ne qytetin ton i ka len bandat te bejn cte duan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza, ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të Rafahut lindor që të evakuohen

Lufta në Gaza, ushtria izraelite u bën thirrje banorëve të Rafahut lindor që të evakuohen