Voskopoja, eksperimenti i parë i suksesshëm i zhvillimit rural

Vazhdon turi i bashkëbisedimit me qytetarë dhe grupe interesi në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të platformës së Bashkëqeverisjes. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, gjatë takimit me banorët e Njësisë Administrative Voskopojë, ka prezantuar modelin e fshatit të së nesërmes.

Ministri Peleshi ka shprehur kënaqësinë që është pikërisht Voskopoja, eksperimenti i parë i realizuar me sukses, që jep shpresë për finalizimin sa më të shpejtë, për një projekt shumë ambicioz me një vizion tërësisht evropian, siç ai i modelit të fshatit të së nesërmes.

Këtu jemi në Voskopojë, në qendrën e Njësisë Administrative Voskopojë, e cila ka qenë modeli, jo për zonën, jo për Bashkinë, por për gjithë Shqipërinë. Voskopojën ne e përmendim në të gjithë Shqipërinë, në gjithë takimet me zonën rurale, në të gjithë vendin, sepse këtu ka filluar dhe do ta them pse ka filluar dhe jo ka mbaruar, eksperimenti i parë për të ndërtuar modelin e fshatit shqiptar të së nesërmes. Model zhvillimi do të thotë që ky fshat duhet të fillojë të rrezatojë dhe ta çojë zhvillimin e vet dhe në fshatra të tjera.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

Ministri është shprehur se dhënia e impulseve për ngritjen e kapaciteteve akomoduese dhe njerëzore në agroturizëm, përmes financimit prej 200 milionë lekë nga Skema kombëtare dhe deri në 200 mijë euro grant nga IPARD-I do të çojë në fuqizimin e ekonomisë rurale të zonës, e cila do të japë ndikimin e saj në gjithë ekonominë shqiptare.

Agroturizmi është një lloj turizmi, që është i lidhur me bujqësinë apo blegtorinë, pra me fermën bujqësore apo blegtorale. Ne kemi bërë një status të veçantë për agroturizmin. E kemi përcaktuar se kush quhet “agroturizëm”. Siç e thashë, një strukturë akomoduese me të paktën 6 dhoma, me një restorant, me një fermë bujqësore, ose fermë blegtorale, nga komisioni në Ministrinë e Turizmit, aplikon dhe merr statusin e agroturizmit. Nga ky moment, më këtë status ne japim 200 milionë lekë nga Skema kombëtare dhe deri në 200 mijë euro nga IPARD-i si grant. Ky është një tur takimesh që nuk e kam filluar vetëm unë personalisht, por çdo anëtar i kabinetit, çdo ministër. Është një iniciativë e kryeministrit Edi Rama, për të krijuar një traditë të re të llogaridhënies, e quajmë në takime të tilla me çdo njësi administrative në gjithë Shqipërinë. Përmes këtyre takimeve ne dimë ku duhet të prioritarizojmë. Sektori për të cilin unë punoj, bujqësia, është në një moment shumë të mirë, mbase më të mirë sesa sektorë të tjerë, jo për meritën time, por për shkak se kështu erdhën rrethanat, natyrisht, dhe ne ia bëmë “hyzmetin”. Po them në këto muaj kemi punuar shumë fort, që të na hapet dritarja më e madhe e financimit të bujqësisë, blegtorisë, agroturizmit, agropërpunimit, që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Ky është programi IPARD i Bashkimit Evropian. Këtu jemi në Voskopojë, në qendrën e Njësisë Administrative Voskopojë, e cila ka qenë modeli, jo për zonën, jo për Bashkinë, por për gjithë Shqipërinë. Voskopojën ne e përmendim në të gjithë Shqipërinë, në gjithë takimet me zonën rurale, në të gjithë vendin, sepse këtu ka filluar dhe do ta them pse ka filluar dhe jo ka mbaruar, eksperimenti i parë për të ndërtuar modelin e fshatit shqiptar të së nesërmes. Model zhvillimi do të thotë që ky fshat duhet të fillojë të rrezatojë dhe ta çojë zhvillimin e vet dhe në fshatra të tjera. Si është e mundur kjo? Kjo është e mundur psh, duke i dhënë një impuls shumë më të madh agroturizimit. Këtu ne sot kemi turizëm rural, turizëm kulturor, turizëm të ditës, pra turizëm fundjave apo të gastronomisë, e kam fjalën për qytetarë, vizitorë, që vijnë të hanë një drekë apo një darkë dhe kthehen prap, apo kalojnë një natë këtu. Por nuk kemi akoma atë që quhet “agroturizëm”. Agroturizmi është një lloj turizmi, që është i lidhur me bujqësinë apo blegtorinë, pra me fermën bujqësore apo blegtorale. Ne kemi bërë një status të veçantë për agroturizmin. E kemi përcaktuar se kush quhet “agroturizëm”.  Siç e thashë, një strukturë akomoduese me të paktën 6 dhoma, me një restorant, me një fermë bujqësore, ose fermë blegtorale, nga komisioni në Ministrinë e Turizmit, aplikon dhe merr statusin e agroturizmit.  Nga ky moment, më këtë status ne japim 200 milionë lekë nga Skema kombëtare dhe deri në 200 mijë euro nga IPARD-i si grant. Agroturizmi është një mundësi për të zhvilluar, siç e thashë, gjithë fshatrat përreth, sepse ka më shumë trafik, ka më shumë vizitorë dhe nuk mbahet vetëm me atë fermën e vogël, por do të duhet të blejë prodhimet dhe nga zona përreth. Sa më shumë rritet numri i turistëve në Voskopojë, aq më shumë mundësi kanë për të shitur prodhimet e tyre fshatrat përreth. Këtu duam të arrijmë, prandaj e kemi përmendur si model. Pra ky është thelbi, kjo është filozofia e investimit. 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lono: 19/05/2018 19:09

    Hajduti qe sla gje pa vjedhur si famile ne korc

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)