TIRANË- Gjykata e Tiranë ka lëshuar një vendim ku i kërkon të gjitha pikave doganore në Shqipëri që të ndalojnë Elvana Gjatën dhe ta sjellin atë për të dëshmuar lidhur me vrasjen e ish-Bllokut.
Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga Elvana, policia nuk ka arritur ta gjejë për t’i marrë dëshminë dhe bazuar në Kodin e Procedurës, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të marrë urdhër ndalimi.
Për këtë çështje një burim nga prokuroria i tha Report TV se Elvana Gjata nuk është person në hetim por një dëshmitare si shumë persona të tjerë. I njëjti burim pohoi se për Elvana Gjatën ka mbaruar afati 30 ditor i kërkimit policor si dëshmitare për tu ri-pyetur nga prokurorët që po hetojnë vrasjen në ish-Bllok.
Sipas të njëjtin burim me mbarimin e afatit 30 ditor, policia ka vendosur një shënim në sistemin TIMS ku kërkohet që në momentin e parë të paraqitjes në kufi të Elvana Gjatës ajo të ndalohet dhe të telefonohen prokurorët e çështjes të cilën caktojnë një datë paraqitje për të dëshmuar. Pasi të jetë kryer ky proces marrje njoftim personi lihet i lirë.
Elvana Gjata u shpall në kërkim policor më 9 tetor, plot 5 ditë pas ngjarjes që ndodhi në lokalin Monopol në ish-bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. (Për të mësuar më shumë lidhur me dinamikën e ngjarjeve në natën e 4 tetorit në lokalin ‘Monopol’ në zonën e ish-Bllokut (LEXO KËTU)
Nga burimet policore mësohet se Elvana Gjata, mbrëmjen e vrasjes më 4 tetor, ka qenë me makinë para lokalit “Monopol” në ish-Bllok për t'u takuar me të dashurin e saj, Ervin Mata. Paralel me makinën e saj, ka ndaluar edhe një tjetër mjet, që sipas dëshmive kanë ngacmuar këngëtaren, teksa pranë saj ishte Ervin Mata dhe Merviol Bilo.
Ky epsiod dyshohet se ka qenë shkëndija e përplasjes mes dy grupeve që më pas prodhoi një viktimë dhe dy të plagosur. Veç personave të përfshirë në konflikt, tashmë të arrestuar, oficerët e policisë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tyre, përfshi prindërit e Elvana Gjatës, por këngëtaren asnjëherë nuk e kanë gjetur. Po të njëjtat burime saktësuan, se në sistemit TIMS figuron qe Elvana Gjata të jetë larguar drejt Vienës katër orë pas ngjarjes nga aeroporti i Rinasit dhe destinacioni i saj final dyshohet se është Gjermania.
Më 5 tetor, Gjata është larguar drejt Vienës, ndërsa të shpallur në kërkim përveç saj janë edhe Ervin Mata (shoku i viktimës dhe i dashuri i saj); Fabiol Alushi dhe komandoja Meviol Bilo, i cili dyshohet se qëlloi viktimën Fabiol Gaxha.
Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokalin në Monopol nga përplasja me armë humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato, të cilët tashmë janë të arrestuar. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet në drejtim të viktimës dhe dy të plagosurve dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele.
Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzua në polici pasditen e të dielës, pasi ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
ME KETE TE NDERSHMEN JENI VONUAR SHUME. KJO TE TREGOJ SE ME ÇFAR LEKESH E BEN JETEN E LUKSIT DHE NGA VIJN FITIMET QE KAPARDISET
Përgjigju