POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kishte 50 Euro në dorë, vritet një 18-vjeçar shqiptar në Greqi me dy plumba (VD+Detaje)

Një shqiptar 18-vjeç është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Greqi. Ai është Marios Isak. Ngjarja ka ndodhur në Kavalla rreth orës 22:00. I riu është qëlluar dy herë në shpinë duke mbetur i vdekur në vend. Banorët pasi kanë dëgjuar të shtënat kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur duke rrethuar vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se shqiptari kishte një kartëmonedhë 50 euroshe në dorë. Prindërit janë marrë në pyetje, ndërsa 18-vjeçari që u vra kishte lindur në Greqi në vitin 2000. E ndërsa ende nuk ka një pistë zyrtare, mediat greke shkruajnë mund të jetë një viktimë e përplasjeve për drogën. 

18-vjeçari është shqiptari i katërt që vritet në Greqi brenda pak javësh. Pak ditë më parë u vra Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativë për të trafikuar drogë, më pas Petrit Zifle që u ekzekutua në Korfuz nga një anëtar i Agimit të Artë pas një debati me një grek për minoritarin Kacifas që u vra në Gjirokastër, ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

d.ba.
Komento

Komente

  • Popull: 05/12/2018 19:28

    Ngushëllime familjes. Boll me konkluzione gomerësh o të shkretë, ja që doli që e ka vrarë një i racës sonë. Greqia ka m**ër, ashtu si ka dhe Shqipëria m***it e saj si rasti i këtij Bastardi që ka vrar shokun e vet.

    Përgjigju
  • Turi: 05/12/2018 12:58

    Te ne do te dilte kokeministri i jone duke thene qe e ka vrare Renea dhe hengshin kokat e veta. Cfare u be me ate perfundimin e hetimeve per terroristin kacifa, apo ende nuk duan te thone qe ka vrare veten?

    Përgjigju
  • Vicks: 05/12/2018 12:48

    Nuk eshte vrare per droge jo siq e thone media. Eshte nipi i nje te njohuri, ai ishte djale shume i mire veqse plehtat naziste greke kane fillu tu nxjerre koken.

    Përgjigju
  • shiku: 05/12/2018 12:46

    Ca faji ka shteti po ka shkuar te blej mall, shqiptare vriten kudo dhe per shume arsye po nuk mund tja vesh fajin greqise per cdo vrasje qe behet atje se para dy ditesh u vra shqiptari ne gjermani se shkonte me gruan e tjeteit po nuk mund ti kerkojme shtetit llogari.Eshte media qe i hedh vaj zjarrit per cdo vrasje ne greqi.

    Përgjigju
  • arn: 05/12/2018 09:44

    gjyna i madh.

    Përgjigju
  • ylvi: 05/12/2018 09:12

    e vrane edhe nje racistet dhe shtetio hesht

    Përgjigju
  • Erik: 05/12/2018 08:57

    Shteti shqiptar duhet te ngreje zerin, mjaft me.

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/12/2018 08:25

    Merja kenges bushat,se zeri nuk po te degjohet!

    Përgjigju