Vuçiç: Gjatë fundjavës me ministrat vizitoj Kosovën, presim që gjithçka të jetë e qetë

Vuçiç: Gjatë fundjavës me ministrat vizitoj Kosovën, presim që gjithçka të jetë e qetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Në një deklaratë për shtyp të mbajtur pak çaste më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar vizitën e tij në Kosovë gjatë fundjavës pas shumë zërave për një anulim të mundshëm.

Sa i përket akuzave të opozitës së Kosovës se Serbia do që të marrë Ujmanin, Vuçiç u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim që të izolonte njerëzit në Kosovë, por të luftonte për një zgjidhje të problemit.

 Nuk kemi planifikuar që të lëmë shqiptarët pa ujë. Ne duam të ketë më shumë besim mes serbëve dhe shqiptarëve. Sa i përket vendimit të shkuar në Kosovë, nesër unë dhe disa ministra të mitë do të vizitojmë Kosovën dhe presim që gjithçka të jetë e qetë.

Aleksandër Vuçiç

Më tej, Vuçiç u shpreh se nuk e mbështeste Fatmir Limajn si kryenegociator të Prishtinës, kjo pasi sipas tij ai ishte është akuzuar për krime të rënda ndaj popullit serb.

Lista serbe nuk dëshironte të mbështeste Limajn. Unë nuk do të hyjë në arsyet, por këtu kam një dosje të quajtur Limaj, i cili akuzohet për krimet më të rënda kundër popullit tonë. Përderisa Lista serbe nuk e mbështeste, atëherë nuk e mbështes as unë. 

Aleksandër Vuçiç

Ditën e sotme, Vuçiç u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogerini këtë mëngjes në Bruksel dhe pas takimit me të vendosi të mos i takojë përfaqësuesit e Prishtinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm