Vuçiç: Politika jonë është Evropa, shqetësohem nga politikanët e Kosovës

Vuçiç: Politika jonë është Evropa, shqetësohem nga politikanët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ftuar anëtarët e Qeverisë serbe që të respektojnë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Duke ironizuar se askush nuk do të mund ta ndryshojë këtë rrugë të ndërmarrë, Vuçiç ka shprehur edhe shqetësimin ndaj përpjekjeve që po bëhen nga politikanët në Kosovë, që çështja e FSK-së (Forca e Sigurisë së Kosovës) të procedohet vetëm me ligj, pa vota të serbëve dhe pa ndryshime kushtetuese.

Unë jam i shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata. Natyrisht, nuk jemi të frikësuar, vetëm se shqetësohemi. Do të kishte qenë mirë që përkrahësit e Kosovës, ata që e shpallën shtet të pavarur, t’u bëjnë thirrje që populli i tyre të sillet më me seriozitet dhe përgjegjësi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Ai ka thënë se politika e Serbisë nuk do të varet nga dëshirat e asnjë partie apo qeverie në vend.

Politika jonë është Evropa, por edhe ruajtja dhe promovimi i miqësive me miqtë dhe aleatët tradicionalë, si Rusia e Kina. Kjo politikë është vendosur nga institucionet e Serbisë dhe nuk do të ndryshojë me dëshirën e asnjë politikani serb./Dita

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari