Gjermania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë. Lajmin e mirë e jep ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga Berlini ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Xhafaj është pritur nga ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer. Pas takimit ai shkruan në Twitter se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për dritën jeshile për hapjen e negociatave.
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!
Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen
Fatmir Xhafaj
Referuar njoftimit nga Ministria e Brendshme shqiptare për takimin, Seehofer në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si President i Partisë CSU, deklaroi se i ka dhënë dritën jeshile kancelares që të hapen negociatat me Shqipërinë.
I ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë
Për Xhafajn, ky është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërinë.
Sot, me progresin e gjithanshëm, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërine në rrugëtimin e saj për t´ju bashkuar familjes evropiane
Ministri Xhafaj
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi çështjet aktuale si: migracioni i paligjshëm, çështjet e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, si dhe atë të azil kërkuesve shqiptarë në Evropë, ku shumë shqiptarë në 2015 u drejtuan në Gjermani.
Në vijim të bisedës, Xhafaj u ndal te problematikat që lidhen me luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ndërsa Seehofer shprehu, veç të tjerash, interes në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut në Polici, duke përgëzuar sipas njoftimit, për hapat që po hidhen në këtë drejtim, gjë që do të çojë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Ministri Xhafaj i prezantoi homologut të tij, një plan me 10 pika, i cili parashikon fushat e bashkëpunimit në nivel institucional dhe operacional, ndërsa u shpreh se "tashmë ekziston besimi i duhur, ndaj i kërkojmë Gjermanisë të monitorojë dhe të mbështesë realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit”. Por vota kundër e Holandës ka ulur entuziazmin e Shqipërisë.
-
O roni si MENDON ti ky thinjoshi e ka pyetur homologun thinjosh per te vellane si trfikant droge
Përgjigju -
Ky thinjoshi ka nje rol shume te rendesishem ne pergjigjet pozitive te Europes me reformen qe bere.
Përgjigju -
Reforma ne drejtesi dhe operacioni forca e ligjit mbi te gjitha do te jen celsi i cili do te hapi negociatat.
Përgjigju -
Merkeli dhe zyrtaret gjerman kane kohe qe jane pro hapjes se negociatave thjesht nuk e kuptoj se si i deformojn fjalet kta opozitaret
Përgjigju










Komente
Komento