Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, e cilësoi masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it si dëshmi të rënies së institucioneve shtetërore. Në komisionin për Nismat Qytetare, ai tha se masa ndaj Hysenit faktoi akuzat e opozitës dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Kaso: Dua të flas për një çështje me rëndësi për parlamentin, institucionet e shtetit shqiptar dhe mirëfunksionimin e institucioneve. Besoj se kjo seancë sot, dhe seancat e asnjë institucioni publik sot s’mund të fillojnë në mënyrë të zakonshme sepse ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme besoj nga më të rëndat në këto 36 vite tranzicion dhe demokraci. Sot është vërtetuar dhe certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar dhe kjo është një gjë që e them me dhimbje sepse të gjithë ne pozitë opozitë kush më shumë në kohëra të ndryshme kemi kontribuar sadopak që t’i ngremë institucionet e shtetit në mënyrë që Shqipëria të dalë nga faza e vështirë dhe të afrohet drejt vendeve evropiane ku duhet të jetë pjesë e natyrshme
Sot ka ndodhur e padëgjuara. Kur institucionet e shtetit fillojnë arrestojnë njëri-tjetrin në zyrë kur ndaj drejtueses e SHISH, merret masë sigurie ndaj saj, arrestohet praktikisht në zyrë pavarësisht se nga raportime e fundit zonja rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë, kemi të bëjmë me rënie totale të institucioneve, rënie të shtetit. Opozita e ka denoncuar emërimin e pa kriter të kësaj zonje në krye të institucioneve të sigurisë së vendit në mënyrë të dyshimtë dhe për vullnet personal të kryeministrit I cili sot duhet të mbajë dhe përgjegjësinë
Opozita ka denoncuar një person që ishte shkarkuar nga institucione të njëjta sigurie në Kosovë ishte e papërshtatshme për të drejtuar SHISH. Dhe kryeministri doli dhe dha garanci që ky është personi i përshtatshëm, ky është personi i duhur, ky duhet të drejtojë institucionin më të rëndësishëm të informacionit për shqiptarët, kjo duhet ketë në dorë sekretet e shtetit.
Kur opozita denonconte këtu e 3 vjet që kjo zonjë në lidhje të papërshtatshme, atë që u provua më pas nga SPAK si organizator i krimit të organizuar, Ergys Agasi sot me masë nga SPAK, kryeministri qeshte, institucionet e sigurisë bënin sehir. Sot duhej të kishte dorëheqje duke filluar nga kryeministri i cili duke ditur këtë gjë do e ketë kaluar natën pa gjumë në Nju Jork
Minimalisht duhej të kishte pasur mbajtje përgjegjësie nga ministri i Drejtësisë, i Brendshëm e kushdo që drejton institucionet e sigurisë. Ne si komision mbikëqyrje e parlamentit, nuk mundet t’i kërkojmë llogari institucioneve të tjera a kanë miratuar VKM e nevojshme për procesin e anëtarësimit apo jo, në një kohë që kemi institucione të tjera të rëndësishme të shtetit të cilat kanë rënë
Komisioni duhet të përmbysë kalendarin dhe ju kryetar së bashku me kryetarin e komisionit të sigurisë të organizoni seanca të përbashkëta dëgjimore, të thirren institucionet mbikëqyrëse se si ky institucion kaq i rëndësishëm i vendit është lënë pa mbikëqyrje se si zonja që ka në dorë sekretet e shtetit del tanimë jo prej pretendimeve të opozitës, por prej pretendimeve të organit më të investuar në Shqipëri dhe të mbështetur nga partnerët, SPAK, e përfshirë drejtpërsëdrejti me një nga eksponentët më të rëndësishëm të krimit të organizuar
Kur sekretet e shtetit në një dorë, bien në dorën e gabuar të personave që sot janë me masë sigurie nga SPAK, tashmë nuk kemi të bëjmë me një rrjedhje të dhënash që do riparohet, kemi të bëjmë me cedim total të institucioneve të shtetit. Të dhënat gjyqësore, të dhënat që administron AKSHI, tashmë dhe të dhënat sekrete, na qenkan në dorë të krimit të organizuar. Kjo duhet të jetë çështje më shqetësuese për komisionin tonë dhe parlamentin, duhet vënë në krye të axhendës
Lajmi kryesor:
Arresti për drejtoreshën e SHISH, PD thirrje Begajt: Mblidh Këshillin e Sigurisë, u faktuan akuzat tona, të dorëhiqet Rama! PS: Pasojë e shtetit të së drejtës (REAGIMET)











