Xheloze për Elgitin? Klea Huta flet për planet e dasmës

Xheloze për Elgitin? Klea Huta flet për planet e dasmës

Moderatorja Klea Huta dhe i dashuri i saj Elgit Doda

Moderatorja Klea Huta ka folur për planet e dasmës në lidhje me të dashurin e saj Elgit Dodën. E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo ka rrëfyer se si lindi historia e saj e dashurisë me producentin, para dy vitesh tashmë.

E pyetur nëse bëhet xheloze në përditshmëri duke qenë se Elgiti me punën që ka i duhet të kalojë orë të tëra në studio me njerëz të ndryshëm, Klea tha: “Ta jap me 100 firma nëse do xhelozoja apo dyshoja për ndonjë gjë nuk do isha kurrë me Elgitin. Jam femra më me fat që kam atë mashkull në jetën time.”

Përsa i përket martesës, këngëtarja tha se kanë shumë dëshirë te kenë një dasmë.

“Kemi shumë dëshirë për dasmë por në një të ardhme as të afërt as të largët. Do edhe pak kohë, jo vitin tjetër,”- tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

PSG - Dortmund, arbitri italian Daniele Orsato s'i mban lotët pas ndeshjes

PSG - Dortmund, arbitri italian Daniele Orsato s'i mban lotët pas ndeshjes