Përplasja me armë në Korçë për borxhin, ish-polici tentoi të vrasë Erion Hoxhallarin, iu bllokua arma

Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë zjarri përpara Bashkisë së Korçës, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e djeshme vetëm pak metra larg komisariatit të policisë, ku për pasojë mbeti i plagosur Erion Hoxhallari, 38-vjeç. Ngjarja ndodhi në një zonë mjaft të frekuentuar të qytetit të Korçës duke shkaktuar frikë dhe panik te kalimtarët. Policia vuri në pranga pas ngjarjes dy persona, një prej tyre ish-punonjës i Policisë së Shtetit. 

Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë, ish-polic, pas një konflikti ka tentuar të vrasë me armë zjarri Hoxhallarin. Krahas tij, në pranga ka rënë edhe Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë, të cilët iu sekuestrua edhe arma e zjarrit tip pistoletë, ndërsa mbi të rëndon akuza e "moskallëzimit të krimit". 

Shkak për ngjarjen sipas policisë ka qenë një konflikt i mëparshëm mes Agollit dhe Hoxhallarit për shkak të një borxhi të pakthyer nga ky i fundit. Ish-efektivi ka tentuar të qëllojë me armë edhe një person tjetër, shok me Hoxhallarin, por i është bllokuar pistoleta, duke shmangur kështu fatmirësisht një ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike. 


Pistoleta me të cilën u qëllua Hoxhallari

Njoftimi i Policisë: 

Korçë

Tentuan të vrisnin me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia kap dhe arreston në flagrancë, dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Arrestohet edhe personi i plagosur për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të informacionit datë 28.07.2018, i cili bënte fjalë për plagosjen me armë zjarri të një shtetasi, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policise, specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë.

Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen nr 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gazmend Agolli, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Erion H, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava. Po gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë dhe arrestimi i shtetasit të plagosur Erion H, 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” lidhur me këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 76, 22, 278 e 300 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 29/07/2018 11:06

    Hoxhallare ne Tirane,pogradec,Korce cfare paskan qene si fis kriminela keta

    Përgjigju
    • Antidrroga: 11/02/2022 05:57

      A po shtet vk. Dy vjet beri doli,po mir se i hyn ne hak atij skish faj. Kjo tjetra thot kriminel je vet,u del mbrojtje sikur nuk i njeh korca se cfr ordinera jan,pijanec dhe problematik bashk me pasardhesit qe po rrisin

    • Vjollca muka: 30/07/2018 13:58

      Kriminel je ti qe nuk di te verteten

    • Fredi: 30/07/2018 09:18

      Hoxhallarë mjekra e turbanë!

    • Fredi: 29/07/2018 17:41

      Fshatarë!

    • Fredi: 29/07/2018 13:15

      Eshte prapashtesa Llari nuk jane nje fis. Te dy keta qe kane marre pjese ne atentat do vdesin ne burg tani. 20 vjet njeri dhe 15 tjetri se nuk do akuzohet vetem per moskallezim krimi. Nuk gjeti vend tjeter Llari per te lare hesapet por do qellonte ne mes te Korces duke shkaktuar terror.

  • Kafsha: 29/07/2018 09:47

    Po mir ore po ç janë ore këta neandërtalë fundërrina? Perderisa nuk pjer dhin për komunitetin se mbase plumbat kapin edhe njerez te pafajshem, atëhere dhe komuniteti nuk duhet të ketë meshirë për këta mu tër, brënda fundërrinat 100 vjet dhe të punojnë gjith vitet e burgut me punë të detyruar lidhur me zinxhire kemb e duar. Shoqeria te protestoje që të mos ushqehen nga paratë e taksapaguesit popull.. Ti kalbin mu tat!

    Përgjigju
    • Antidrroga: 11/02/2022 05:53

      A po shtet vk. Ajo tjetra thot kriminel je vet. Mbulon ate me sh… sikur nuk i njeh korca qe njerzit e saj jan pijanec dhe problematik,gjithashtu edhe pasardhesit qe po rritin

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës