Zbardhet urdhri i Nikollës: Nga shtatori ndalohen celularët në shkolla, penalizim mësuesve dhe nxënësve që e shkelin
MAS ka shpërndarë një urdhër për të gjitha shkollat e vendit, për ndalimin e telefonave nga shtatori kur edhe nis viti i ri arsimor. Sipas urdhrit, nxënësit do i dorëzojnë celularët në nisje të mësimit dhe do i marrin në fund. U ndalohet dhe mësuesve
Viti i ri shkollor vjen me një risi për nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar, nga cikli fillor e deri tek ai i mesëm. Telefonat celular nuk do lejohen të përdoren gjatë procesit mësimor. Ky është urdhri i firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, të cilin e ka siguruar “Shqiptarja.com”. Nisma parashikon fokusimin e nxënësve por edhe të mësuesve në funksion të procesit mësimor, ndërsa vlen të theksohet se është hera e parë në vendin tonë që tentohet zbatimi i një mase të tillë të fortë.
Në urdhrin i cili mban datën datën 30 korrik 2018, thuhet se: “Ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë procesit mësimor si nga mësuesit dhe nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar”. “Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij”.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b649222d450furdheri per ndalimin e celularit ne shkolla 3 gusht.jpg)
(Urdhri i ministres së Arsimit për ndalimin e celularëve në shkolla)
Ministria e Arsimit është kujdesur të parashikojë edhe rastet e shkeljes së urdhrit për të cilin do ketë masa penalizuese si për nxënësit ashtu edhe mësuesit. Burime nga Ministria e Arsimit thanë për “Shqiptarja.com” se shkelësit e këtij urdhri rrezikojnë deri në përjashtim nga shkolla për rastin e nxënësve si dhe pezullim e shkarkim nga puna mësuesve.
Parashikohet që në fillim të mësimit, nxënësit të dorëzojnë telefonat celularë në dollapët e klasave respektive dhe do t’i marrin ato vetëm në përfundim të procesit mësimor. Mbetet për t’u parë si do ta presin nxënësit dhe mësuesit urdhrin e ri dhe ndër më të fortët të Ministrisë së Arsimit.
Më herët, një praktikë e tillë u zbatua në Francë dhe pritet që nga shtatori i këtij viti, të implementohet edhe në vendin tonë, çka do të përbënte një risi për sistemin tonë arsimor parauniversitar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Elbasan/ Mësim me xhupa në klasë, nxënësit: Është ftohtë, ngrohëset fiken nga rrjeti i amortizuar elektrik
18 Janar, 15:39
-
Tragjedi në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë drejtoreshën dhe një student në shkollë, një vajzë e plagosur! Policia njofton arrestimin e autorit
16 Janar, 15:24
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor 2024, 20:07
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
SHBA/ Sulm me armë zjarri në një shkollë të krishterë, 3 viktima dhe 6 të plagosur
16 Dhjetor 2024, 19:19
-
Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 10:14
Ooo asnjeri nuk do e zbatoj ket ligj do ikin te gjith nga shkolla dhe pa telefon nuk do rrijne
PërgjigjuIshalla kan per ta mbajt premtimin , se para nje viti isha ne shqipri dhe erdhi djali I vllajt duke qare se thoshte me ka than msusja se duhet me te ble prindit telefon per me ba detyrat.
PërgjigjuShume mir bravo te mesohemi pak pa lefon se jemi ber fare 24 ore me tel
Përgjigjuo zot cfar mekati kan ber shqiptaret qe ben nikollen ministri nje cop injorante ..
Përgjigjuinjorant je ti qe ke vizion te shkurtur si shqupi
Ishhte me mire Nard Ndoka minister apo jo shqupi
Më në fund...
Përgjigju