POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Zbulohet e shkuara kriminale e Hektor Xheçukës, vrasës profesionist, dyshohet se është pjesë e bandës Shullazi

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me Hektor Xhecukën i arrestuar nga Policia si autori i vrasjes së Emiljano Boçit në Tiranë në muajin Janar 2018. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Xheçuka,dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në zonën e Kamzës.

Në këtë vrasje, Xheçuka dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, për të cilët është duke u hetuar për të zbuluar identitetin e tyre.  Xheçuka dyshohet se është vrasës me pagesë.

Hektor Xheçuka dhe Emiljano Boçi

Gjithashtu mësohet se Xheçuka dyshohet se ka lidhje me anëtarët e grupit të Shullazit në Tiranë dhe ka qëndruar për një kohë i fshehur në ambjentet e një biznesmeni në Kamëz.  Hektor Xheçuka është arrestuar në vitin 2015 pasi është akuzuar për ‘Vrasje me dashje mbetur në tentativë’. Ai u lirua pasi nuk u gjetën prova.

30-vjeçari cilësohet si një "killer" i cili është paguar për disa vrasje në vend. Burime nga policia bëjnë me dije se  kemi të bëjmë me një ndër vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri. Gjithashtu mësohet se ai është zbuluar me prova shkencore.

30-vjecari, dyshohet si pjesëmarrës edhe në disa ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Kamëz.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Rimi: 06/11/2018 05:44

    Kalbini brenda keta njerez,se vetem jet njerezish marin.Asnje te mire nuk i japin shoqerise.

    Përgjigju