Ekzekutimi i Emiljano Boçit në Tiranë, në pranga 'killeri' matjan, dyshohet se është pjesë e bandës Shullazi (Emri)

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14 janarit ku mbeti i vrarë Emiljano Boci, Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, nga Burreli, dhe me banim në Tiranë. Policia bën me dije se Xhecuka akuzohet për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje, por për shkaqe hetimi nuk jep detaje të mëtejshme. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Xhecuka është vrasës me pagesë. Xhecuka konsiderohet si një nga vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

 

Hektor Xhecuka, i arrestuar sot nga Policia si autori i vrasjes së Emiljano Bocit

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

30-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

Ngjarja, si u vra 32-vjeçari Emiljano Boçi në sy të të dashurës së tij

Emiljano Boçi u vra më 14 janar 2018, në zonën e ish-parkut të Autobusave. Ai u qëllua për vdekje në automjetin e tij menjëherë pasi doli nga një restorant në kryeqytet i shoqëruar nga e dashura e tij dhe miku i tij Melvin Disha, 27-vjeç i cili mbeti i plagosur. Autori e qëlloi nga pjesa e pasme e makinës "Range Rover" në drejtim të vendit të shoferit.

E dashura e tij iu shpëtoi plumbave për mrekulli, dhe më pas njoftoi policia. Në atë kohë, burime nga policia sqaruan se pistat e hetimit ishin ato të prishjes së pazareve të drogës, pasi 32-vjeçari lëvizte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Zbulohet e shkuara kriminale e Hektor Xheçukës, vrasës profesionist, dyshohet se është pjesë e bandës Shullazi

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me Hektor Xhecukën i arrestuar nga Policia si autori i vrasjes së Emiljano Boçit në Tiranë në muajin Janar 2018. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Xheçuka,dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në zonën e Kamzës.

Në këtë vrasje, Xheçuka dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, për të cilët është duke u hetuar për të zbuluar identitetin e tyre.  Xheçuka dyshohet se është vrasës me pagesë.

Hektor Xheçuka dhe Emiljano Boçi

Gjithashtu mësohet se Xheçuka dyshohet se ka lidhje me anëtarët e grupit të Shullazit në Tiranë dhe ka qëndruar për një kohë i fshehur në ambjentet e një biznesmeni në Kamëz.  Hektor Xheçuka është arrestuar në vitin 2015 pasi është akuzuar për ‘Vrasje me dashje mbetur në tentativë’. Ai u lirua pasi nuk u gjetën prova.

30-vjeçari cilësohet si një "killer" i cili është paguar për disa vrasje në vend. Burime nga policia bëjnë me dije se  kemi të bëjmë me një ndër vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri. Gjithashtu mësohet se ai është zbuluar me prova shkencore.

30-vjecari, dyshohet si pjesëmarrës edhe në disa ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Kamëz.

Ora 20:01
Foto/ Kush është autori i vrasjes së Emiljano Boçit, Xhecuka: Luani poker sa të mundeni o njerëz!

Shqiptarja.com ka siguruar foton e autorit të vrasjes së 32-vjeçarit Emiljano Boçi, ngjarje e ndodhur në 14 janar 2018 në Tiranë. Personi që shihni në foto është Hektor Xhecuka, 30 vjeç, i identifikuar si autori i vrasjes së Boçit. Në vitin 2010, ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook:”Luani texas sa te mundeni o njerez”, referuar lojërave të pokerit online. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dyshohet se Xhecuka është vrasës me pagesë.

Postimet në Facebook-un e Hektor Xhecukës

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes Xhecukës dhe Boçit, megjithëse në kohën kur u vra 32-vjeçari, policia tha se po hetonte mbi pistën e prishjes së pazareve të drogës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 06/11/2018 02:14

    Dihet ne te gjith boten kjo gje. Ai qe te do ta fut. Shullazi ja futi te tjereve dhe shullazit ja futen te tjeret.

    Përgjigju
  • Saikeq qorri: 05/11/2018 23:18

    Po ia presin krahet shullazit nje nga nje.edhe kush po ia pret?partia e tij e dashur me ne krye mosmirenjohesin me te madh te ciles i beri sa e sa sherbime.padrejtesi te medha ne kete bote.

    Përgjigju
    • Erik: 06/11/2018 09:13

      Hahaha te keqen e mendjes o mjeran.

  • Toni: 05/11/2018 21:45

    Akoma ky kriminel shullazi boka ligjin atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin