Zhdukja e tregtarit nga Peqini, tezja: Dyshojmë te shoku, pasi erdhi dhe lau makinën

PEQIN-Vijon që të jetë i humbur prej 20 ditësh tregtari Fatjon Fejzillari. Ai ishte nisur nga Peqini për në Laç së bashku me shokun e tij Aleksandër Fadili. E ndërsa shoku i tij u arrestua dje nga policia në Laç, ende nuk dihet asgjë për fatin e Fatjon Fejzillarit.


I zhdukuri Fatjon Fejzillari

Report Tv ishte sot në banesën e tij në Peqin. Tezja e tregtarit Fetije Kanani dhe motra Mbaresa Sulejmani i bëjnë thirrje shtetit që të gjejë Fatjon Fejzillarin. Ata thonë se Fatjon Fejzillari kishte 2.6 mln lekë me vete në momentin që u nis për në Laç, ndërsa kanë dyshime se Aleksandër Fadili është i implikuar në zhdukjen e tij.  

30-vjeçari Fadili ka qenë i pari që denoncoi më datë 30 Prill 2018, por policia e arrestoi se ka dyshime për përfshirjen e tij në zhdukjen e tregtarit. Fatjon Fejzillari e kishte marrë Aleksandër Fadilin si shofer, pasi nuk kishte patentë.  Ndërsa tezja e të zhdukurit thotë se pas denoncimit ai erdhi edhe lau makinën në Peqin duke ngrtiur dyshime te forta. 

Unë dua vëllanë në shtëpi, është gjallë apo vdekur, ta marrim vesh se cfarë ka ndodhur dhe ku është. Kemi dyshime se mund ta ketë vrarë ai, Aleksandër ka qenë me atë.

Motra Mbaresa Sulejmani

Ai bëri denoncimin për humbjen e Fatjonit, kërkuan por nuk gjetën asgjë. Ka kërkuar në disa qytete, por prej 20 ditësh ai nuk gjendet. I lutem qeverisë, djali ka marrë 5 mln lekë në bankë, bleu makinën për të nxjerrë bukën e gojës. I lutem qeverisë dhe ministrit të vendosin dorën në zemër.

Ka pasur 2.6 mln lekë me vete, Aleksandri thotë, shita dhe ia lashë Fatjonit lekët, por ç'ne Fatjoni që të mbante lekët e tij, këtu kemi dyshime. Prandaj kemi dyshime te ai, pasi ai me atë ka qenë. Aleksandër Fadilin e punësoi si shofer, pasi nuk kishte patentë.

Ju lutem na ndihmoi. Aleksandër Fadili të tregojë se cfarë ka ndodhur, ku e ka çuar, mos e ka vrarë ndonjë shoku i tij. Ai pasi e denoncoi në polici, erdhi në Peqin edhe lau makinën. Nuk e di që të kishin debate. 

Fetije Kanani tezja e Fatjon Fejzillarit


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leksi: 17/05/2018 14:28

    Gjynah, duhet ta kete vrare ky monstra shoku i vet. S'ma merr mendja se bejne Laçianet krime te tilla. Ndonje idiot mund te te vjedhi makinen nese e ke te mire, por jo te vrasi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mbi 50 mutacione të virusit