Aksioni i IKMT për shembjen e banesave në Astir, disa banorë zhvendosin objektet

1 / 19
2 / 19
3 / 19
4 / 19
5 / 19
6 / 19
7 / 19
8 / 19
9 / 19
10 / 19
11 / 19
12 / 19
13 / 19
14 / 19
15 / 19
16 / 19
17 / 19
18 / 19
19 / 19
12 Nëntor 2019, 17:16

TIRANE - Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e objekteve në zonën e "Astirit" për t'i hapur rrugë projektit të Unazës së Re dhe përplasjet mes banorëve dhe forcave të shumta të policisë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, është komentuar nga aktorët politikë.

Presidenti Ilir Meta e quan të papranueshme dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj banorëve të cilët për më shumë se 1 vit kanë protestuar kundër projektit, me argumentin se nuk dëmshpërblehen me vlerën reale të tregut.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme", shkroi ndër të tjera kreu i shtetit.

Lideri demokrat Lulzim Basha vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë disa nga banorët që mbetën të lënduar gjatë përplasjes me policinë të cilët hodhën gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjen me bomba molotov e gurë. Por kjo situatë ndodhi vetëm në orët e para të mëngjesit, pa shkuar ora 07:00, pasi më tej forcat e policisë i larguan banorët duke vendosur perimetër të gjatë sigurie, që solli edhe bllokimin e rrugës në të dyja kahet. Ndërsa IKMT vijoi aksionin pa incidente për shembjen e 33 objekteve.

Basha se kur PD të vijë në pushtet çdo cm katror i pronës së banorëve të Astirit do kompensohet me vlerën e tregut. Ndërkohë gjatë protestave të mëparshme, kreu i PD Lulzim basha ishte zotuar se nuk do të lejonte prishjen e asnjë shtëpie në zonën e Astirit.

Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës nuk ishin krah banorëve në zonën e Astirit kur ndërtesat nisën të shembeshin.  Përballë këtij qëndrimi, Basha u shpreh: "Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të “Astirit”. Kemi ndjekur gjatë gjithë kohës, mbrëmë, që në orët e para të mëngjesit sot ndodhemi në krahun e tyre. Shumë prej anëtarëve të opozitës janë burgosur, shumë të tjerë janë dhunuar. Opozita është njësh me qytetarët".

Nga qeveria, i pari që reagoi ishte zëvendërkyeministri Erion Braçe, i cili tha se të gjithë banorët janë dëmshpërblyer, ndësa nuk la pas ironinë për deklaratën e një zonje që akuzonte shtetin edhe pse kishte marrë 130 milionë lekë për objektin që i shembet.  Braçe thotë se janë ndarë edhe 3.4 milionë dollarë për 15 objekte tek Loti i parë, nga 1.2 milionë dollarë që janë paguar dhe janë marrë për 8 objektet e para.

"130 milion lekë tallje? 10 milion dollarë tallje?A i dini numrat apo jo? Vetëm për 8 objekte në Lot 1 janë paguar e marrë: 148 milion lekë/1.2 milionë dollarë! Për 15 objekte të tjera tek Loti i 1 janë ndarë paratë e janë gati: 360 milion lekë/3.4milion dollarë! Bëjini vetë llogaritë! Kjo veç tallje nuk mund të jetë! Ky Lylzim Basha që është parelli i madh shumë, patjetër, tua paguajë një shtëpi saç shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë! Por nga lekët e tija ama, nga lekët e tij!", tha Braçe.

Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet në një vizitë formale prej 3 ditësh, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi sulmoi reformën në drejtësi duke thënë se gjithçka është mashtrim pasi sipas saj po mbrohet krimi dhe korrupsioni, ndërsa qytetarët po dhunohen. Kryetarja e LSI-së i bën një premtim banorëve duke i thënë se do të kompensohen për dëmet që sipas saj po u shkakton qeveria.

"Ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!", tha Kryemadhi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve që kanë marrë dëmshpërblimet të ndalin sabotimin.