Mbyllet aksioni, IKMT shemb 33 objekte tek 'Astiri! 25 banorë në hetim për bombat molotov, 1 i arrestuar /Video

TIRANE - Është mbyllur me shembjen e 33 objekteve, protesta më jetëgjatë në Shqipëri. Prej më shumë se 1 viti tubimesh dhe bllokim rruge, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ende pa zbardhur, ka ndërhyrë ditën e sotme në zonën e "Astirit" duke nisur shembjen e objekteve, për t'i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Banorët, kauza e të cilëve u mbështet gjatë gjithë kohës nga opozita, tashmë jashtëparlamentare, e kaluan natën jashtë në 'gatishmëri' në tentativë për të ndalur IKMT-në. Të gjendur të vetëm, pa praninë e ish-deputetëve të opozitës, si Klevis Balliu që e ktheu në kauzë thuajse personale çështjen e 'Astirit', banorët u thyen në revoltën që nisi vetëm kundër një projekti rruge, dhe u kthye në antiqeveritare. Forcat e policisë (RENEA, FNSH, Shqiponjat dhe bashkiakja) që u gjendën në zonën e Unazës në mbështetje të IKMT-së, hodhën gaz lotjesllës për të larguar banorët, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me bomba molotov dhe duke qëlluar me gurë ndaj efektivëve. Përplasja që zgjati vetëm në orët e para të mëngjesit (06:00), shënoi 13 të plagosur, 8 nga radhët e banorëve, dhe 5 punonjës të policisë, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i Policisë. Me largimin e banorëve, policia rrugore bllokoi qarkullimin për automjetet në të dyja kahet e rrugës nga Rrethrrotullimi i Sheshit Shqiponja dhe deri në urën e Lanës, duke i krijuar terren IKMT-së të përmbyllë aksionin e 33 objekteve, në orët e mbrëmjes, pa u shënuar incidente të tjera.

Policia e Tiranës arrestoi Shkëlzen Sadikaj, 46 vjeç për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”. Mes të shoqëruarve gjatë tensioneve të mëngjesit, që zgjatën rreth 2 orë, u shoqërua dhe më tej u la i lirë, edhe pedagogu Ervin Goci. Ndërsa u proceduan 25 persona nga mosha 22 vjeç deri në 73 për sulmin ndaj uniformave blu, tubim të paligjshëm, shkatërrim prone, përdorim i lëndëve plasëse piroteknike, dhe shkatërrim prone.

Ish-deputeti Balliu dhe disa përfaqësues të PD-së shkuan pranë banorëve kur aksioni për shembjen kishte nisur, ndërsa nuk mungoi edhe një lajm i rremë i shpërndarë nga ish-deputetja Oriola Pampuri e cila foli për një të vdekur, por më pas tha se ishte një informacion i pasaktë që i dhanë banorët.

Banorët ishin lajmëruar më herët se 33 objektet do të prisheshin këtë të martë dhe afati për t'i liruar kishte mbaruar.  Objektet e shembura i përkasin lotit të parë të projektit të unazës së madhe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
Mbyllet aksioni, IKMT shemb 33 objektet tek 'Astiri'

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar në mbrëmje se janë shembur të 33 objektet në zonën e Astirit të cilat ishin pengesë për projektin e Unazës së Re, dhe për të cilat janë bërë gati dëmshpërblimet, një pjesë e të cilave të tërhequra nga banorët.

Nga operacioni qe filloi mengjesin e sotëm, u shembën 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt katër katesh.

Ora 15:04
IKMT: deri tani kemi shembur 24 objektet në 'Astir', brenda ditës së sotme do shembet 33

1573554604_prishenshtepite.jpg

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton deri më tani janë prishur 24 objekte nga 33 që parashikohen të përfundojnë brenda ditës së sotme.

"Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brenda ditës së sotme", shkruan IKMT.

Ora 12:49
Astiri/ E mbërthejnë 4 policë, momenti i shoqërimit të pedagogut Ervin Goci (VIDEO)

Mes të shoqëruarve nga policia gjatë mëngjesit të sotëm në protestën e banorëve të "Astirit" ka qenë edhe pedagogu i gazetarisë Ervin Goci.

Report Tv ka siguruar edhe momentin e shoqërimit të pedagogut, i cili edhe pse ka kundërshtuar është marrë nga 4 efektivë të FNSH.

Goci ka qenë i pranishëm në grupin e protestuesve që kanë bërë rezistencë gjatë mëngjesit të sotëm ndaj policisë, ku disa prej tyre kanë hedhur gurë dhe bomba molotov ndaj efektivëve.

Ora 12:47
Basha shkon pranë banorëve të Astirit... 6 orë me vonesë (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në spitalin e Traumës në kryeqytet ku po viziton banorët e Astirit të lënduar gjatë tensioneve të krijuar mëngjesin e sotëm. Por ndonëse kishte premtuar se do të ishte pranë tyre, lideri demokrat ka munguar mëngjesin e sotëm krah banorëve të Astirit edhe pse ishte njoftuar se do niste aksioni për shembjen e banesave të tyre. Krah kryedemokratit janë parë edhe ish-deputetët e PD, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Jorida Tabaku.

Ora 12:35
'Kapni gurët e qëlloni mos rrini! Hajde...', banorët e Astirit filmojnë momentet e ndërhyrjes së policisë

Në një video të filmuar nga vetë banorët e Astirit gjatë orëve të para të mëngjesit shihet momenti kur policia ndërhyn duke hedhur gaz lotsjellës. Më pas banorët e Astirit të cilët kanë pritur gjatë gjithë natës pranë ambienteve të një lokali u kundërpërgjigjen duke hedhur gurë  dhe bomba molotov.

Ndërkohë në video shihet një banore që thërret të tjerët të kapin gurët dhe të qëllojnë policinë.

"Kapni gurët, mos rrini, mos u fshihni. Hajde! Kapni gurët. Pse kshu mbrohen shpiat? " dëgjohet të thotë një banorë në fillim të videos.

Pas afrimit të policisë të cilët hedhin gaz lotsjellës dhe spraj, banorët futen brenda ambienteve të lokalit, ku dëgjohen kollitje dhe shihen që shumica prej tyre fërkon sytë.

Ndërkohë në video shihet edhe pedagogu, Ervin Goci i cili është shoqëruar në komisariat.

Ora 11:28
Përfundon shembja e 5 objekteve në zonën e Astirit (VIDEO)

Përfundon aksioni për shembjen e 5 objekteve në zonën e Unazës së re, ndërkohë që vijon aksioni për shembjen e tre objekteve të tjera të parashikuara për ditën e sotme. Deri më tani janë shembur 2 biznese dhe 3 banesa. Report Tv sjell pamje nga aksioni i IKMT.

Ora 11:09
Report TV sjell pamjet me dron, si duket situata në zonën e Astirit

Report Tv ka siguruar foto me dron nga zona e Astirit ndërkohë që vijon aksioni i IKMT për shembjen e 33 objekteve.

1573553392_medron2.jpg

Ora 11:09
‘Astiri’/ Avokati i Popullit: Autoritet shtetërore të shmangin konfliktet me qytetarët

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se po ndjek në terren të gjithë situatën që është krijuar tek zona e ‘Astirit’, pas ndërhyrjes së sotme të IKMT për prishjen e 33 objekteve për t’i hapur rrugën ndërtimit të Unazës së Re.

Përmes një reagimi për mediat, ky institucion bën me dije se po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së sotme në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve që kundërshtojnë një projekt ende të kontestuar infrastrukturor dhe forcave të rendit.

Për Avokatin e Popullit, respektimi i të drejtës qoftë edhe të një qytetari të vetëm duhet të jetë në bazamentin e një shteti demokratik pasi nuk mund të ketë interes madhor e të mirë kolektive, të themeluar mbi dhunimin e dikujt tjetër.

Reagimi i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me shqetësim ngjarjet e ditës së sotme në segmentin e Unazës së Re ku janë shënuar përplasje midis banorëve që kundërshtojnë një projekt ende të kontestuar infrastrukturor dhe forcave të rendit.

Ekipe të Avokatit të Popullit ndodhen në terren për të dëshmuar nga afër gjithçka që po ndodh e për ta referuar atë më pas me paanësi.

Në këtë situatë, institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, i cili prej një muaji ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë një raport të veçantë mbi çështjen e Astirit dhe ende është në pritje të përgjigjes, bën thirrje për vetëpërmbajtje, maturi, si dhe për garantimin e plotë të të drejtës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut për të kryer detyrën e tyre.

Gjithashtu, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen e autoriteteve shtetërore që të mënjanojnë konfliktin me qytetarët, të mos zbatojnë politikën e faktit të kryer e të mos e tejkalojnë me anë të zellit të pajustifikuar detyrën e tyre, sidomos në kushtet kur çështja për të cilën ka lindur ky konflikt nuk është sqaruar.

Respektimi i të drejtës qoftë edhe të një qytetari të vetëm duhet të jetë në bazamentin e një shteti demokratik pasi nuk mund të ketë interes madhor e të mirë kolektive, të themeluar mbi dhunimin e dikujt tjetër.

Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrjen autoriteteve të tjera vendase dhe ndërkombëtare që të ndërhyjnë sa më parë për qetësimin e situatës.

Ora 11:08
Shpalli të vdekur banorin/ Vokshi justifikon kolegen Oriola Pampuri: U bazua në informacionet e protestuesve (VIDEO)

Ish -deputetja e PD, Alban Vokshi i ka dalë në mbrojtje koleges së saj Oriola Pampuri e cila tha se një protestues (Mahmut Imallari ) kishte vdekur si pasojë e përplasjes me policinë.

Vokshi ka thënë se Pampuri është bazuar tek dëshmitë e banorëve duke justifikuar deklaratën e rëndë të Pampurit.

"Kolegia ime u shpreh se nga informacionet që i janë dhënë nga banorët dhe dëshmitarët." ka deklaruar Vokshi.

Ndërkohë Vokshi ka deklaruar se policia ka bëre dhjetra arrestime, ndërsa për ta ka thënë se nuk dihet se ku po mbahen.

"Ka nga ata që i ka dalë kavilja, disa kanë thyer dhëmbët. Disa zonja kanë djegie për shkak të gazit që është përdorur mbi to. Me sa u informova kanë pasur djegie të shkallës së lartë. Ka dhjetëra të arrestuar. Nuk dihet se në cilin komisariat mbahen, mes tyre ka edhe gra." tha Vokshi ndër të tjera.

Ora 11:06
Balliu: Policia ka hedhur banorët nga çatia, do të dëmshpërblehen të gjithë (VIDEO)

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili njihet për mbështetjen e vazhdueshme të banorëve të Astirit, ka mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me zhvillimet e sotme tek Unaza e Re ku IKMT po vijon aksionin e prishjes së banesave që pengojnë projektin e zgjerimit të rrugës. Balliu ka hedhur akuza ndaj policisë duke thënë se ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.

Sipas Ballit të gjithë banorët në këtë zonë do të dëmshpërblehen të gjithë, si ata që kanë dokumente si edhe ata që nuk i kanë.

"Kanë dhunuar, prindër, fëmijë të gjitha moshave. I kanë hedhur nga çatitë, dikush ka thyer brinjët, krahët dikush ka mushkëritë me probleme. PD së shpejti do të jetë në qeveri dhe garanton dëmshpërblim cent për cent të banorëve të Unazës. Me letra pa letra nuk ka rëndësi. Kur shteti të merr shpinë duhet të dëmshpërblejnë. Nuk dëbohen qytetarët nga shpia me dhunë. Sot aferën e INK dhe Salillarit që janë kapur në konflikt të patër. Për hir të xhepave të oligarkëve sot po shemben shtëpitë. Ka qenë një dhunë e tmerrshme por kjo sakrificë do të jetë mision që do të shpërblehet cen për cent. Mbajeni mend mirë këtë, do të dëmshpërblehet. Dhe vënien përballë drejtësisë banditëve. Nga efektivi më i thjeshtë i policisë e deri tek Edi Rama. Ai për shqiptarët ka zgjedhur gazin ndërsa me Vuçiçin kërkon dialog. Ai nuk ka nevojë për linja ruse, pasi ai është vetë linja ruse në Shqipëri. Për shkak të kësaj sakrifice...këta banorë mbështetën ligjin ndërsa Rama dhunën. Kjo qeveri është banditeske. Pushtetarëve u jep qindra miliona euro. Këtu ka 30 vjet që paguajnë taksat. Ata janë heronj. " tha Balliu.

Ora 10:37
Emrat/ Shkon në 13 numri i të plagosur tek Astiri (VIDEO)

Ka shkuar në 13 numri i të plagosurve pas përplasjes së banorëve të Astirit me efektivët e policisë në afërsi të ish-Sheshit Shqiponja.

Në spitali e Traumës sapo ka ardhur edhe një grua e plagosur duke rritur numrin e të plagosurve. Sipas policisë deri më tani janë të plagosur 5 efektivë të FNSH,  Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme. Po kështu të plagosur janë edhe 8 banorë.

Report Tv ka siguruar edhe emrat e disa prej të plagosurve:

Policë:
Sali Lasha

Banorë:

Alda Hajdarasi 20 vjeç

Mahmut himollari 57 vjeç

Dhurata shehu 69 vjeç

Adelina Shehu 46 vjeç

Artan muja 43 vjeç

Isuf gjata 80 vjeç

Gentian alla 36 vjeç

Cerciz jace 74 vjeç

Lindita protoduari

Ora 10:23
Prishja e objekteve tek ‘Astiri’, Policia: Na sulmuan me bomba molotov! 5 policë dhe 7 banorë të lënduar

1573540544_2okkkk.jpg

IKMT, ashtu siç kishte njoftuar më parë, nisi mëngjesin e kësaj të marte prishjen e objekteve në zonën e “Astirit” që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Gjatë nisjes së prishjes së objekteve, ka pasur incidente mes banorëve dhe forcave të Policisë, të cilët kishin shkuar në mbështetje të IKMT.

Policia e Shtetit njofton se gjatë ndërhyrjes, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Policia sqaron se banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 efektivë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.

Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje banorëve që të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

Ora 10:23
VIDEO/ Ish-deputetja e PD, Pampuri e shpall të vdekur LIVE por më pas 'pendohet', banori i Astirit në gjendje të mirë

TIRANE- Një fakenews qarkulloi sot në media i përhapur nga deputetja e PD Oriola Pampuri e cila deklaroi se një protestues i Astirit ka vdekur dhe gjendej në morg. Sipas Pampurit viktima quhej Mahmut Imallari dhe sipas saj, trupi i tij gjendej në morgun e spitalit. Madje ajo akuzoi spitalin e traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen.

Pampuri: Zotëria, është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e Unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshit dhe Edi Ramës. 

Gazetari: Është e konfirmuar kjo? 

Pampuri: Tani sapo ma konfirmojnë banorët që kishin komunikuar me familjarët. është një turp për të cilin do të mbani përgjegjësi. është një krim i cili lidhet drejtpërdrejtë me Edi Ramën. 

Gazetari: Emrin e personit? 

Pampuri: Mahmut Himallari.

Deklarata e Oriola Pampurit fshihet nga Live i FB

Po pas konfirmimit se lajmi që përhapi ish-deputetja është i rremë, vetë ajo por edhe PD ka nxituar të fshijë videon nga faqja zyrtare e saj.Në të vërtetë Imallari është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë vetëm një ndihmë shëndetësore pranë Spitalit. Nga foto e shkrepur në spitalin e Traumës Imallari qëndron madje ulur vetë pa ndihmën e asnjë personi dhe është gati për të lënë spitalin. 

1573550772_ilenduarilehte001.jpg

Mahmut Imallari

Ora 09:06
Nis aksioni në 'Astir'/ IKMT: Do shemben 33 objekte, 21 prej tyre janë shpronësuar, të tjerat skualifikohen (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar nisjen e aksionit për shembjen e 33 objekteve në zonën e Astirit. IKMT njofton se janë shpronësuar 21, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.

"IKMT nis aksionin tek “Astir” Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështetet në këtë aksion nga policia e shtetit", njofton IKMT.

Ora 08:51
Aksioni për shembjen e banesave në 'Astir'/ Mobilizohen forcat e rendit, 'paralizohet' qarkullimi i automjeteve... dhe këmbësorëve (FOTO)

Aksioni i IKMT në zonën e Astirit për prishjen e banesave ka 'paralizuar' tërësisht lëvizjen në këtë zonë mëngjesin e sotëm. Në zonë janë vendosur forca të shumta të policisë bashkiake dhe asaj të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të shembjes së banesave dhe për të shmangur përplasjet e banorëve dhe aktorëve politikë të djathtë me punonjësit e IKMT. Si rrjedhojë ata kanë bllokuar qarkullimin në këtë zonë si për mjetet por edhe për qytetarët që përdorin këtë rrugë për të kaluar.

Ora 08:10
Unaza e Re/ Nis prishja e banesave pranë ish-Sheshit Shqiponja (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit të sotme kanë nisur prishja e banesave tek Unaza e Re. Ndërkohë banorët kanë kundërshtuar dhe ka patur momente përplasje me policinë.

Punonjësit e IKMT-së po vijojnë shembjen e godinave pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë disa prej familjeve  kanë marrë edhe kompensimin sipas ligjit.

Sot është parashikuar që të prishen 8 banesa.

Ora 08:05
Banorët e Astirit të mbuluar me batanije dhe jorganë, kalojnë natën jashtë banesave (VIDEO)

Banorët e Astirit kanë kaluar natën e djeshme jashtë banesave duke qenë se ishin paralajmëruar nga IKMT se dje do të nisnin shembjet në këtë zonë. Banorët kanë kaluar natën në lokalet e zonës dhe janë pajisur edhe me batanije për të përballuar temperaturat më të ulëta gjatë orëve të natës.

Ora 08:02
Dalin pamjet/ Errësirën e ndriçon flaka! Momenti ku banorët e Astirit hedhin bomba molotov ndaj policisë

Report Tv ka siguruar pamjet e përplasjes së banorëve të Astirti me policinë që pa zbardhur mirë dita e sotme. Banorët të irritur me policinë kanë hedhur bomba molotovi shumë të rrezikshme ku si pasojë kanë lënë të plagosur të paktën 4 efektivë të plagosur. Këto shishe të mbushura me lëndë djegëse shpërthejnë direkt sapo përplasen me tokën duke krijuar flakë të mëdha.

Ora 07:35
Tensione tek Astiri/ IKMT nis prishjen e banesave, banorët bomba molotov ndaj policisë, shpërndahen vetëm nga gazi lotsjellës (FOTO)

Që në orët e para të mëngjesit, forca të shumta të policisë janë pozicionuar tek sheshi Shqiponja dhe pranë urës tek Astiri duke mos lejuar banorët që të afrohen. Ndërkohë banorët dhe protestuesit e Astirit të cilët kishin paralajmëruar edhe më parë përplasje me forcat e rendit, kanë hedhur bomba molotov ndaj policisë ku për pasojë dy prej këtyre të fundit  kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë për të shpërndarë protestuesit policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Ora 07:35
Përplasjet te 'Astiri'/ Lëndohen 6 banorë dhe 4 punonjës policie! 10 të shoqëruar (VIDEO)

Policia e Shtetit ka përdorur gazlotësjellës, pasi banorët kanë nisur të qëllojnë me gurë në drejt të tyre. Po ashtu, blutë kanë bërë shoqërimin e më shumë se 10 personave, disa prej tyre, banorë të kësaj zone, ndërsa disa të tjerë kanë ardhur në ndihmë të protestuesve mes të cilëve edhe aktivisti Ervin Goci.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 6 qytetarë, si dhe 4 efektivë të policisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 15/11/2019 02:32

    Jam dakort me opinionin e mirit,,prishjet e shtepive e lokaleve apo pallateve te behet jo vetem ne tirane,,por dhe ne shkoder,lezhe,durres,,fier,vlore,sarande,,kavaje ,, e kudo ..zjarr,zjarr dua te shoh,,INUKU DUHET TE SHKATARROJE MILIONA OBJEKTE QE TE MARRE DEKORATE NGA PRESIDENTI...

    Përgjigju
  • beqir aga: 13/11/2019 01:28

    PA ,PA PA,,sa katunare te poshter e te ndyre qe paskan qene mor aman,,,,nuk arrij dot te shikoj fotot qe nxjerr gazeta shqiptarja,,,shemtira ,,malokeri,,,poshtersi,,maskarallek,, e hajdutllek,,injorance,pushtllek,, I thone kesaj...vetem njerez te pagdhendur,,injorante,,te pashkolle,, bejne ndertime te tilla...po c'taksirat ju kemi ne tiranasit qe vini e na shkatarroni qytetin mor pisa,,po EDI RAMA ME MIRE TJU VRASE ME BUKE NE GOJE JUVE SESA TU JAPI LEKE...

    Përgjigju
  • Zana: 12/11/2019 23:17

    NGORDHINI NE DRU KETA QELBESIRA,,,,ZAPTUES,,KRIMINELE,,,NJEREZ TE POSHTER,,,GJITHE TE ZEZAT KANE KETA MALOKET,,,A THUA SE I DHA LEJE EDI RAMA TE VIJNE NE TIRANE E TE SHKATARROJNE TIRANEN,,;VETEM URREJTJE KA PER KETA KAFSHE ME FYTYRE NJERIU.......

    Përgjigju
  • nik: 12/11/2019 22:24

    BRAVO EDI RAMA QE PO BEN SHTET TE LUMSHIN DUART.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/11/2019 22:00

    Te dali ushtria te shembi shemtirllekun qe ndertuan fshatarët për 30 vjet në rang republike! Bjeruni te pastrohet Shqiperia!

    Përgjigju
    • Fshatari: 12/11/2019 23:01

      Po' me te vertet cenke kafshe o kafsha. Kush Jane fshataret qe thua ti. Te gjithe fshatare jemi.

  • Fredi ZHAPIKU: 12/11/2019 20:28

    Më në Fund SHTETI veproi dhe NUK i Dëgjoi HAJDUTËT dhe UZURPUESIT e TOKAVE dhe TROJEVE dhe që bëjnë edhe të Ndershmin !!!!! Gjithë PLEHRAT dhe FUNDËRRINAT e Astirit , ikën për LESH BUBI SOT , dhe DREJTËSIA u bë për të PAUDHÊT që ZAPTOJNË gjithçka që ju del përpara .

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 12/11/2019 17:46

    Me dhimbsen ata njerez. Kauza e tyre eshte e drejte ,por keqperdoren prej nje viti nga gomeret e partise demokratike. Kerriçi i shemtuar Klevis do mbetet ne listen e deputeteve vetem.prej protestes se ketyre njerezve. Mjere keta te keqperdorur nga nje gomar. E i besojne Lulit. Luli mori 13 milione euro per vete. O njerez te Astirit ... Mos mendoni se i kini me vete as Lulin ,as Klevis gomarin. Ata perbetohen per ju vetem se ju vjen keq qe nuk jane ata zbatuesit. Jane te bindur se Rama ose Veliaj po vjedhin shume ne kete projekt e nxjerrin lot perse nuk u be ne kohe te tyre,atehere kur u miratua projekti. Ta dini mire. Dikush nga ju te Astirit tani do te ishte vrare , e shtepite tuaja te shembura me kohe. Se baba Saliu nuk falte lehte. Do ishit te jashteligjshem atehere. Por... Jam i bindur. Nje parti tjeter do kishte dale te protestonte. Prap jo per ju. Por ,per bythen e vet. Mjaft u keqperdoret o njerez. Askujt si behet vone per ju... Kuptojeni kete. Jeni vetem çeshtje e momentit.

    Përgjigju
    • Hallexhiu: 12/11/2019 20:37

      Mese e vertete.keta deputet qe vijne gjasme se ju preu barku per kta banore qeshin e ngerdheshen mbrapa dhe shijojne miliona eurot e vjedhura po nga kta banore dhe i gjithe populli kur ishin ne pushtet me PD e LSI.do demshperblehen cdo cent thote ai!!po ku do i marri ato cdo centet ai prap te ne populli?se nga leket e tyre nuk japin as cerekun e centit.ku do i gjej leket qe do demshperblej kto pronare pa letra ky balliu famshem?kujt do tja marri?mua?ne?KURR!KURR!ta mesojne mir qe ajo kohe kur bejn cfar te duan me leket e popullit dhe i cojne leket e taksave per te demshperblyer horrat qe kane mbas vetes ka vdekur.

  • BUDJA: 12/11/2019 17:36

    I LUTEM EDI RAMES TE PRISHE JO 23 NDERTESA POR 3 MILION NDERTESA TEK ASTIRI,,PASKUQAN,KAMEZ,,DAJT,SAUK,BABRRU,VORE,,LAPRAKE,FUSHA AVIACIONIT,,BULEVARDI I RI,,,PRISHI EDI ,,PRISHI,,SE NA SHKATARRUAN E SHEMTUAN QYTETIN MALOKET,,,THIRRI VUCICIT TE TE NDIHMOJE ME TRITOL....

    Përgjigju
  • Anti shpellar: 12/11/2019 16:54

    Me zjarrin ujin dhe qeverine mos u hani o shpellare.koha juaj ka vdekur bashk me saliun.erdhi dita te ta mesoni njeher e mir se qyteti eshte per qytetaret shpellat jane per shpellaret. Zbythuni neper male nese nuk jetoni dot si qytetare te kulturuar.

    Përgjigju
  • FATMIR SUPERIDJOT ÇAFAJ: 12/11/2019 16:14

    O lyl shal ngjitmi me gjith men mendon ti se do vish ndonjëher në pushtet o pusht. Ata plehrat e tuaja që e kan xan pa leje ti me taksat e pagusve Shqiptar nga më të varfërit në evrop do ja u a japësh lekët se jan lekët e satëme o kriminel hajdut shal ngjit 7×7=42.

    Përgjigju
  • Emer: 12/11/2019 16:11

    Shum e zgjaten.ai projekt ndihmon qytetin esht per popullin

    Përgjigju
  • xxx: 12/11/2019 15:58

    Po shyqyr qe u be shteti njhere tamam shtet, se ngelen duke tall bythen me shtetin kta lyrashe te ndyre.

    Përgjigju
  • Guri: 12/11/2019 15:27

    Jo me matrapik, me dinamit ti hidhen ne ere. Fusni edhe shpellaret e PDse brenda. Rrace e ndyte plaçkitesish.

    Përgjigju
  • durrsaku autokton: 12/11/2019 14:48

    LERENI INUKUN TE BEJE PUNEN ,, PER KETE PAGUHEN,,JU TE ASTIRIT SHKONI NE DURRES QE TE MOS LEJONI TE HYJE NE PORT NJE ANIJE E MADHE ME EMRIN PUTIN QE ESHTE E NGARKUAR ME TRITOL QE PO PRET NE RADE ,, DHURATE E RUSISE PER INUKUN......

    Përgjigju
  • Pali: 12/11/2019 13:59

    O president hajdut me ze e figure! A u interesove ndonje cike per ato bije nenash ato policet qe keto vandalet i qedhuan me gure e bomba molotov,apo keto nuk jane bij nenash,se ti po mbron kriminelet dhe hajdutet siç je dhe vete.

    Përgjigju
  • tirons: 12/11/2019 13:42

    cfare jane keta kafshe qe hedhin molotove autobusit me njeres qe iken ne punen e tij. keta nuk duhen arestuar : ketyre u duhet futur plumbi ... ja ashtu si aksidentalisht ... vdekja na vjen nga kanceroze si puna e ketyre. te dhjefsha opoziten qe mi mbron ...

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/11/2019 14:36

      Këto kafsh jan PD LSI rrugaqët kundër shtetit shqiptarë

  • zjarri: 12/11/2019 13:20

    turp policia qe arreston keta horra ..policia duhet te hapi zjarr per banditet qe kan ozurpuar pronat shteterore..ministri i brendeshem duhet te mbaj pergjegjesi per policat qe po u rrezikon jeten..per banditet ka vetem nje pergjigje zjarr..keta nuk jan protestuesa keta jan qashtqitja e kombit shqiptare duhet te ekzekutohen menjeher pasi po shkaterrojn tironen..zjarr zjarr zjarr zjarr zjarr ..perpara zagaret e sales zjarr zjarr kjo eshte pergjigja qe duan keta banoret maskarenj zjarr zjarr zjarr banditet

    Përgjigju
  • lol: 12/11/2019 13:11

    kto mbrojn barakopolin

    Përgjigju
  • Abc: 12/11/2019 12:56

    Mire tu behet se vete ndertuan ne menyre te paligjshme shtepi e blene pronen e shtetit nga sharlatanet e kohes se PD-se. Do vinte nje dite qe do vendosej rregull dhe ligj.

    Përgjigju
  • haz: 12/11/2019 12:52

    rrespekte per do matrapika, per do rruspa, po do veprime ne te mir te qytetit. futini mor do malok brenda te punoni rehat. do nordik.

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 12/11/2019 11:55

    Ballo, nese ka deshire t'i demshperbleje me leket e veta jo me tonat! Idiot!

    Përgjigju
  • Ema: 12/11/2019 11:52

    Ligji esht ligj per te gjith nuk esht tok e xanun e kan kthyer tiranen ne shpellar

    Përgjigju
  • Vlora: 12/11/2019 11:22

    Po pse ore maloket e astirit mos jemi me te mire ju se bizneset e vlores qe u prishen... per te mire te shqiperise dhe zhvillimit do prisheni o pleraaa ... ik kerkojani sali bajges qe ju zbriti nga mali dhe nga fusha e zaptuat pa leje

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/11/2019 11:12

    Pd komuniste dëshiron medoemos viktima në njerëz...

    Përgjigju
  • Pyka: 12/11/2019 10:56

    Kjo zonja ish/deputete.....po ja sqaroj....partia kurre...kurre...po kurrë nuk do të jetë mbi Shqipërinë!Partitë ngrihen dhe shkrihen Shqipëria mbetet aty,dhe është e të gjithëve!Boll më me këto!

    Përgjigju
  • Arbër: 12/11/2019 10:55

    Ketu është duke luftuar shpellari sal k me shpellarin lul k , kundër shtetit shqiptar duke i viktimizusr njerëz të pafajshëm me premtime të kota. Shumë shtëpi jan ndertuar duke i paguar këta të parët e më lartpërmendur, e tani bëhet kjo “unë ta kam shitë dhe unë do të mbrojë”

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/11/2019 10:14

    Po vjen era shtet.

    Përgjigju
  • BRSS: 12/11/2019 10:09

    HAJDUTEVE TE ASTIR SHTETI TE PERDORI FORCEN BILE TE SHPERNGULEN NGA KAN ARDHUR PLERAT 50 VET MBAJN PENG TE GJITH TIRANEN PER TE MOS VIJUAR PUNIMET PER UNAZEN E PARA KUSH I PRURÌ NE TIRANE :E DYTA KAN MAR KEJE PER NDERTIM :E TRETA KUJT JA KAN BLER TOKEN :E KATERTA PSE QELLOJN ME MOLOTOV AUTOBUZINME NJERZ BRENDA :EPESTA PERSE QELLOJN POLICINE ME MOLOTOV :E GJASHTA PERSE QELLOJN DHE FYEJN MAKINAT E QYTETARVE QE KALOJN DHE JAN NE PUNEN E TYRE DHE E FUNDIT SHTETI TE LESHOJ TRUPAT SPECIALE DHE USHTRIN ME TRUPAT KOMANDO QE KETYRE ZAGAREVE TJU SHKERMOQIN BRINJET PLERAT

    Përgjigju
  • Miri: 12/11/2019 09:28

    Mire ju bejne po duhet gjithe shqiperin me prish ndertimit pa leje , ne vlore shkoder durres jo vec tr , bravo shteti ,

    Përgjigju
  • Populli: 12/11/2019 09:28

    Po urbani me udhetar ne pik te mengjesit qe po ikin njerezit ne pun cfaj ka qe i gjuani me molotov o specie ne zhdukje. Ishalla ju japin kompensim tju cojn andej nga keni ardh dhe te kompensohemi dhe ne tjeret. U zhdukshit se na çate molotovin

    Përgjigju
  • tani: 12/11/2019 09:02

    TE shpartallohen e te kthehen ne vendin e origjines hajdutat e Astritit.Urgjentisht te burgosen hedhesit e "molotoveve" se bashku me pregaditesit e molotoveve.Detyre patriotike e dores pare

    Përgjigju
  • Gjergji: 12/11/2019 08:12

    Policia ti derrmoj kta muta!

    Përgjigju
  • Luan: 12/11/2019 08:00

    Keq me vjen se jan njerez po keto jan ligjet ne kapitalizem prona esht e shenjt dhe nuk esht e kisha leket merjani sales qe u futi atje le me sa di un basjkin u afron shtepi etj keshtu qe ruga do behet vetem luli do e kalonte ne ur te varur hahaha ok

    Përgjigju
    • Ehhh: 12/11/2019 08:30

      Po lulja do i bente millioner pa punu nje dite. Vetem ne shqiperi ndodhin keto cudira

  • Bubi: 12/11/2019 07:59

    Po laskarat e PeDes ku jane???? Ku eshte Klevic kokrrocka, ku eshte lulshalngjituri??? Vajtet e fermoset dhe kontrate me PeDe. Tani rrujini lesht kontrates

    Përgjigju
    • Robi: 12/11/2019 15:03

      I përjetshëm qoftë kujtimi i Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit dhe Epshurr Brahimkarit që frymëzuan keta shpellare për të torturuar për një vit mijra qytetarë të Tiranës. shpellaret e Astirit dhe gruaja me tufce që fryhesh dhe ulërinte çdo natë para mikrofonit. protoduaret që udhëhiqnin keta horra të maleve.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim