Kryemadhi reagim nga Amerika për 'Astirin', sulmon reformën në drejtësi dhe jep premtimin si nënë

Kryemadhi reagim nga Amerika për 'Astirin', sulmon reformën në drejtësi dhe jep premtimin si nënë

TIRANË - Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Shtetet e Bashkuara të Bashkuara ku ndodhet në një vizitë formale prej 3 ditësh, ka reaguar në lidhje me shembjen e ndërtesave tek 'Astiri' për projektin e Unazës së Re, që në orët e para të mëngjesit shënoi përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve që kundërshtonin të lironin objektet. 

Kryemadhi sulmon reformën në drejtësi duke thënë se gjithçka është mashtrim pasi sipas saj po mbrohet krimi dhe korrupsioni, ndërsa qytetarët po dhunohen. Kryetarja e LSI-së i bën një premtim banorëve duke i thënë se do të kompensohen për dëmet që sipas saj po u shkakton qeveria.

"Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim. 

Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.

Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare.

Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!

Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!", thuhet në reagimin e Kryemadhit.

Sot prej orës 06:00 të mëngjesit, IKMT nisi aksionin për shembjen e 33 objekteve anë rrugës së Unazës, aksion që u has me rezistencë nga banorët që hodhën bomba molotov dhe qëlluan me gurë ndaj efektivëve të policisë. Banorët ishin ngujuar pas mesnate në një ambient jashtë për të ndalur IKMT-në, ndërsa policia i largoi me gaz lotsjellës.  

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 12/11/2019 18:44

    Bravo Mona je Nona!po me çfare parashe doti kompesosh keto bandit protestuesish? Mona je Nona po ti me çfare parash shkon ti kaq shpesh ne Amerike moj la*ire,ku eshte shteti qe nuk meret me ket la*ire se me çfare parash shkon, dhe kush investon per te per te shkuar ne Amerik,dhe per ti kompesuar protestuesit,ku eshte prokuroria çfar pret.

    Përgjigju
  • edi: 12/11/2019 17:53

    Hey Mona nena e Bu**rave qe e ndjekin dhe sot BEN BETIMIN SI NENE... NGA ZERQANI VODHI BASHKE ME TE SHOQIN kOLLOVARIN META NONA... THUAJ BANDILLIT QE TE HAPE FLORINJTE E TI PAGUAJE JO VETEM PER SHPIRTIN QE KA BASHKE ME TY

    Përgjigju
  • aluizni: 12/11/2019 17:28

    MERRI E MBAJI BANORET E ASTIRIT NE SHTEPITE E TUAJA BAXHELLE E NDYRE NESE JU HA MERAKU,,KENI SHUME SHTEPI JU TE OPOZITES,,I KENI BERE ME PUNE KRAHU...PTU,PTU.PTU RRACE E POSHTER KATUNARI....

    Përgjigju
  • Emri: 12/11/2019 17:18

    Zgjidh njeher hallet qe ke vet me krimin dhe korrupsionin pastaj dil e akuzo qeverine.kur i pamoralshmi do te bej moral behet qesharak dhe i peshtire

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 12/11/2019 16:35

    Mona na mori malli na u tha peshtyna e llapa vuan

    Përgjigju
  • O tej: 12/11/2019 16:35

    Ua foli e nxorri koken baxhella

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/11/2019 16:30

    Ik moj injorante fshatare bajge ordinere! Yyyyyyt plere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja