Greqi/ Sekuestrohen 81 kilogramë marijuanë dhe 4,370 euro! 2 në pranga, mes tyre edhe 1 shqiptar, ishte në kërkim që prej 2018-ës

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
18 Tetor 2024, 16:00

Greqi-Policia greke ka sekuestruar 81 kilogramë e 704 gramë marijuanë në një operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Egnatia”, pranë Igumenicës. Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Filatit në bashkëpunim me sektorin kundër narkotikëve të Policisë së Igumenicës.

Sipas autoriteteve greke, droga ishte e fshehur në bagazhin dhe sediljet e pasme të një taksie, të cilën policia ndaloi gjatë kontrollit rutinë. Në pranga kanë përfunduar dy persona: drejtuesi i automjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo, 52 vjeç nga Artemida e Athinës, dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo, 54 vjeç, nga fshati Çukë i Sarandës.

Hetimet zbuluan se Kosta Beqo ishte në kërkim nga autoritetet greke që prej vitit 2018. Ai kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiut, ku vuante dënimin për çështje droge, por nuk ishte kthyer më, duke iu shmangur drejtësisë. Gjatë arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu një shumë prej 4,370 eurosh