Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, sfidë e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet, respektivisht Shqipëria humbi tre ditë më parë kundër Çekisë në Pragë, ndërsa Ukraina mposhti gjeorgjianët.
Sipas gazetarit Erion Todhe që ndodhet në Tbilisi, ultrasit vendas të Gjeorgjisë kanë goditur dje (e diel) një tifoz të Shqipërisë, teksa “Tifozat Kuq e Zi”, kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit. Ndërkohë mësohet se një nga të lënduarit ka përfunduar në spital për ndihmën e parë.
Për kuqezinjtë është koha për autokritikë dhe një sukses do sheshonte zhurmën e dy humbjeve në grup, çka ka sjellë një situatë të pakëndshme për të besuarit e Sylvinhos pasi kanë vetëm tre pikë.