Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi/ 35 të vdekur, mijëra të plagosur! (FOTO)

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
26 Janar 2020, 15:12

TURQI- Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit tragjik në Turqi. Referuar mediave turke, deri më tani kanë humbur jetën 35 persona, e ndërsa vijojnë kërkimet për të gjetur persona të tjerë, me shpresën se janë gjallë nën rrënoja. Një shifër e tillë është konfirmuar nga zv. presidenti, Fuat Oktay.

Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e të premtes (24 janar). Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale. Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima. 

Në reagimin që ka pasur ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Rodo për Report Tv, por edhe ministrja e ekonomisë, Anila Denaj,  e cila ndodhet për një vizitë pune, nuk ka shqiptarë të lënduar. Për këtë, ambasada shqiptare në Ankara ka vënë në dispozicion numra telefoni për çdo rast.

Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56

b.ha./Shqiptarja.com