Ministrja Denaj nga Turqia për Report Tv: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti! (VIDEO)

Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ndodhet në Turqi për një vizitë pune, ka reaguar në një lidhje telefonike për Report Tv për sa i përket tërmetit të rënë mbrëmjen e djeshme në këtë shtet duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.

"Situata aktuale është ë vështirë. Tërmeti ishte i lartë dhe viktimat janë në numër të konsiderueshëm. Aktualisht është 22. Në vend kanë shkuar autoritet dhe presidenti i vendit që po merr pjesë në ceremonitë mortore atje. Ka shumë të lënduar, po bëhen akomodimet e menjëhershme. I kemi shprehur fjalët tona. Nuk raportohet për persona që kanë kombësi shqiptare, megjithatë do presim njoftime zyrtare." tha Denaj.

Ndërkohë në fund Denaj është shprehur gjatë takimit të saj në Turqi është takuar edhe me përfaqësues të lartë biznesi në këtë shtet ku janë firmosur disa marrëveshjesh bashkëpunuese.

"Vizita ishte dy ditore, patëm takim në disa fusha për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik. Firmosja e një marrëveshje për të zhvilluar bashkëpunimin në vitet në vijim. Nënshkruam protokollin e viti 2001. Ishte një moment shumë i rëndësishëm. Kemi bërë biseda dhe takim me Presidentin e unionin të dhomave në Turqi. Koordinuam një forum ekonomik për tu zhvilluar në Shqipëri në muaj mars. Të jetë sa më i frytshëm për bizneset shqiptare dhe atyre turke. Po ashtu takim edhe me presidentin e shoqatës së ndërtuesve, duke u sjellë në numrin dy në raport ne Evropë de më gjerë. Kanë interes bashkëpunimi edhe në Shqipëri. Pamë mundësitë e për të marrë pjesë në fazën e rindërtimit në Shqipëri" tha Denaj.

Dridhjet janë ndjerë në Irak, Siri, Liban dhe Izrael, ndërsa banorët kanë ndarë pamjet e ndërtesave që dridhen në qytete të ndryshme. Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë  6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se viktimat janë gjetur nën rrënoja në provincën Elazig, në Malatya dhe në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosta bythpambuku: 25/01/2020 15:44

    Ja njeriu mire kujdeset per gjithcka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para