TURQI- Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo ka konfirmuar se nga viktimat në Turqi si pasojë e tërmetit nuk ka shqiptarë. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Rodo shprehet se ambasada shqiptare është në gatishmëri, teksa sqaron se vendi ku ka rënë tërmeti nuk është i populluar nga shqiptarët, e për pasojë nuk raportohet për të lënduar.
"E vërteta është që zona ku ka rënë tërmeti është pak larg nga ana e qendrave dhe na rezulton që asnjë i huaj nuk është viktimë nga tërmeti, përfshirë as shtetas shqiptar. Gjithsesi, kemi rritur gatishmërinë dhe ne jemi të gatshëm që në rast evenimenti të mundshëm që të ketë një shtetas shqiptar që ka nevojë për ndihmë jemi në gatishmëri të plotë", shprehet Rodo për Report Tv.
Ndërkohë, më herët një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga ministrja e ekonomisë, Anila Denaj e cila ndodhet për një vizitë punë në Turqi. Nga ana tjetër, Ambasada shqiptare në Ankara ka vënë në dispozicion tre numra kontakti për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:
Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56
Turqia lindore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e të premtes. Deri më tani sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, janë shënuar të paktën 29 viktima, ndërkaq mbi 100 banesa janë të rrënuara duke lënë pas mijëra të plagosur. Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7694
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit
21 Nëntor, 09:51
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Dëmtimi i Rey Manaj, reagon Sivasspor: Shqipëria e dinte gjendjen, duhen 4-6 javë rikuperim
14 Nëntor, 12:44
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor, 16:59
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
Komisioni i Ekonomisë/ Denaj për buxhetin 2025: Rrisim mbështetjen me subvencione të skemës për produktet, 4% më shumë buxhet nga viti i kaluar
13 Nëntor, 14:51
-
Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit
12 Nëntor, 19:17
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Denaj prezanton pr.buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural! Lançojmë skemën e Garancisë Sovrane në 2025
11 Nëntor, 12:32
-
Fundi tragjik i lidhjes së dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar: Bukuroshja e famshme e Stambollit vdiq gjatë abortit pasi…
11 Nëntor, 08:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor, 16:06
-
Erdogan: Shpresoj që Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën
8 Nëntor, 13:37