Kosova & Rajoni
-
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara, me të cilët ka thënë se po diskuton për rëndësinë e mbështetjes amerikane në shumë sektorë të vendit që udhëheq.
13 Dhjetor, 11:09 -
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor, 10:34Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se nuk është e mbyllur çështja e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut. Ai tha se duhet të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO.
-
DASH: Dhjetë shtetas të Kosovës ishin në kampet në Siri më 2023! Për 70 tjerë s’ka informacione
13 Dhjetor, 09:36Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), dedikuar terrorizmit në botë, për vitin 2023 thuhet se 10 shtetas të Kosovës vazhdojnë të jenë nëpër kampe të personave të zhvendosur, apo në qendra të ndalimit në Siri.
-
Serbi/ Aksidentohet autobusi i linjës Tiranë-Bruksel, përplaset me një mjet, humb jetën pasagjeri i makinës
13 Dhjetor, 09:13Një grua ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një përplasje mes një automjeti pasagjerësh dhe një autobusi në afërsi të Beogradit ditën e djeshme (12 dhjetor).
-
Greqia mund të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç
13 Dhjetor, 09:06Sofia Zacharaki, Ministre e Kohezionit Social dhe Familjes në Greqi tha se masa për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale është për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit të pambikëqyrur dhe mediave sociale.
-
Nga 1 janari qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
13 Dhjetor, 08:50Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria mbrëmë ka marr vendim me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës së Kosovës.
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19Studentët, duke mbajtur pankarta me slogane të tilla si "Mos gënjeni gjyshin tim" dhe "Ne paguajmë, ne nuk paguhemi", bllokuan trafikun në qendër të Beogradit dhe ndërprenë transmetimin e lajmeve në mbrëmje të RTS.
-
REL: BE-ja do t’i kërkojë Kosovës që të fillojë pa vonesa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
12 Dhjetor, 19:35Bashkimi Evropian (BE) pritet t’i bëjë thirrje Kosovës ta nisë punën pa asnjë vonesë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në një dokument të zgjerimit të BE-së, që Radio Evropa e Lirë e ka parë.
-
Siria pas rrëzimit të Assad/ Elezi për Report Tv: Vendi kontrollohet nga 3 grupe, mes tyre të paktën 60 shqiptarë nga Kosova! Shqiptari nga RMV, Avdyl Jashari, post kyç në Frontin për Çlirimin e Sirisë
12 Dhjetor, 15:55Aktualisht situata e sigurisë në Siri është shumë komplekse. Kështu e përkufuzoi gjendjen e Sirisë, eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, pas rrëzimit të diktatorit Bashar al-Assad, nga grupi Hayat Tahrir al-Sham.
-
Mbyllen listat në KQZ për zgjedhjet në Kosovë, do garojnë 28 subjekte në 20 parti dhe 5 koalicione! Vetëvendosje, PD dhe LDK me listë të veçantë
12 Dhjetor, 14:29Partitë politike në Kosovë përfunduan procesin e regjistrimit të listave me kandidatët për deputetë dhe koalicioneve që do të futen në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
-
Vrau nëntë persona dhe plagosi 12 tjerë vitin e kaluar, 22-vjeçari nga Serbia dënohet me 20 vite burg
12 Dhjetor, 13:35Urosh Bllazhiq, 22-vjeç nga Serbia u shpall fajtor pasi vrau nëntë dhe plagosi 12 persona në fshatrat Dubona dhe Malo Orashje vitin e kaluar.
-
Pas akuzave se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi, Vuçiç pajtohet me kërkesat e protestuesve pas disa javësh trazira
12 Dhjetor, 13:20Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se pajtohet me kërkesat e protestuesve vetëm një ditë pasi pretendoi, pa përmendur prova, se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi.
-
Kosovë/ Kurti do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale, zbulohet arsyeja! Zëdhënësi i qeverisë: Po tentohet ndërhyrja në zgjedhje
12 Dhjetor, 13:12Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të duhet të paraqitet në prokurori për të dëshmuar javën e ardhshme në 16 dhjetor. Njoftimi për këtë është dhënë nga zëdhënësi i qeverisë në Prishtinë Përparim Kryeziu.
-
-
A do dëshmojë në Prokurori? Kurti: Jam me nxitim sot
12 Dhjetor, 12:18Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka pranuar të deklarohet lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit të hënën që vjen
-
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor, 11:33Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut të mërkurën vendosi ta shtyjë seancën për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve për një datë të pacaktuar.
-
Trafik armësh/ Shqipëri - Kosovë operacion të përbashkët! 14 të arrestuar, sekuestrohet arsenali! Në Tiranë vinin me autobusë, çmimi mesatar 1 mijë euro (EMRAT + FOTO+VIDEO)
12 Dhjetor, 10:52Një grup kriminal i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë Speciale e Kosovës.Kontrolle në Tiranë, Prishtinë e Ferizaj
-
U shpall 'non grata' si Berisha, por ndryshe nga ai, Artan Grubi tërhiqet nga politika: I nevojshëm për të ruajtur integritetin! Kam njoftuar Ali Ahmetin
12 Dhjetor, 10:12Ish zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi është tërhequr nga postet e tij në BDI. Vendimi vjen pak ditë pasi Departamenti i Shtetit e shpalli 'nongrata'. Në listën e zezë u përfshi edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.
-
Lëkundje tërmeti janë ndjerë orët e para të mëngjesit në Kosovë! Epiqendra ishte në Prizren
12 Dhjetor, 09:55Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Kosovë, orët e para të mëngjesit të sotëm.