Aktualisht situata e sigurisë në Siri është shumë komplekse. Kështu e përkufuzoi gjendjen e Sirisë, eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, pas rrëzimit të diktatorit Bashar al-Assad, nga grupi Hayat Tahrir al-Sham.
I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, Elezi tha se territori sirian kontrollohet nga 3 grupe të ndryshme dhe kjo e bën më të largët stabilitetin.
“Situata e sigurisë në Siri është shumë komplekse. Kjo për shkak të 3 zonave të kontrollit në atë pjesë. Një zonë është e kontrolluar nga Fronti për Çlirimin e Sirisë, pjesa tjetër është nga kurdët dhe kemi disa vende që kontrollohen aktualisht nga ISIS. Këto të ISIS janë probleme më serioze, dhe kemi pas aktivitete të ushtrisë amerikane, kemi patur një deklaratë që ushtria amerikane ka hedhur rreth 70 raketa apo 70 sulme drejt qyteteve që kontrollohen nga ISIS, nën dyshimin se ekziston rreziku që ISIS të shfrytëzojë këtë situatë për të zgjedhur zonën e influencës”,-tha Elezi.
Eksperti i sigurisë theksoi se pjesë e këtyre forcave në Siri janë edhe shumë shqiptarë nga Kosova. Elezi pretendon se aktualishtë në Siri janë më shumë se 60 shqiptarë nga Kosova.
“Ka shqiptarë. Shqiptarë të vjetër atje. Së fundmi kishim publikimin e djalit të Shejh Albanit, shqiptar i cili kishte viziruar Maqedoninë e Veriut para pak vitesh, i cili ka udhëhequr Drejtorinë Politike të Frontit për Çlirimin e SIrisë”,-tha Elezi.
“Gjithashtu kemi dhe shqiptarë që janë nga Kosova që kanë shkuar në në kohën e luftës dhe kanë qenë përkrah me këto struktura. Vetëm nga zona e Kaçanikut dhe Malishevës kemi rreth 60 anëtarë që janë 2 apo 3 familje, me të cilët kemi pasur komunikime të vazhdueshme. Kemi dhe pjesëtarë që kanë qenë në kuadër të forcave të mërhershme. Madje është një rast Interesant ku një qytetar i zonës së Hanit të Elezit, kishte shkuar në vitin 2012 me dy persona të tjerë nga Kaçaniku, por dy personat e tjerë dyshohet se janë vrarë në atë pjesë, ndërsa ky qytetari tjetër kishte kërcyer ngsa një urë e lartë dhe kishte thyer të dy këmbët. Ishte marrë nga autoritetet e Assadit dhe nga ajo kohë familja nuk kishin informacione. Në fakt ne kishim ndarë biseda me ata, por nuk i besonin informacionit që ne i thonim, deri ditën e diel ku ishte mundësia që i njëjti të komunikojë me familjen e tij dhe të tregojë se është gjallë”,-shtoi ai.
“Ka komunikuar me familjen pas 12 vitesh”,-theksoi eksperti i sigurisë.
Elezi tha se ky shqiptarë kishte qenë i burgosur në burgun e Damaskut, ku ka parë vetë masakrën e regjimit të Assadit mbi të burgosurit politikë dhe jo vetëm.
“I njëjti ka qenë në burgun e Damaskut, ku ka patur krime të jashtëzakonshme dhe tani ky person është liruar dhe ka arritur që të flasë me familjen e tij ditën e dielë (08 dhjetor 2012)”,-u shpreh Elezi.
Eksperti i sigurisë shtoi se në rrëzimin e Assad kanë marrë pjesë edhe shqiptarë me poste kyçe në grupin e rebelevë, duke veçuar 50-vjeçarin Avdyl Jasharin,
“Ka disa shqiptarë që kanë marrë pjesë në rrëzimin e Bashar al-Assadit dhe dua të përmend një person. Është Avdyl Jashari, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme. Madje ka qenë në Shtabin e Përgjithshëm të Frontit për Çlirimin e SIrisë. Është një djalë nga Maqedonia e Veriut që ka marrë pjesë në luftën në RMV në vitin 2001 dhe ky djalë është njohur si udhëheqës I ushtrisë shqiptare.
Avdyl Jashari është një burrë që është rreth trë 50-ve tani. Është nga Shkupi. Jeton dhe vepron në Siri”,-bëri me dije Elezi.