Kosova & Rajoni
-
Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.
15 Prill 2024, 08:16 -
Kosovë/ Shënohet 14 prilli, dita përkujtimore për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
14 Prill 2024, 22:16Organizatat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë bën thirrje të dielën për përkrahje istitucionale dhe të shoqërisë në vend në mënyrë që të luftohet stigma dhe paragjykimet ndaj të mbijetuarave.
-
Vuçiç: Do loboj në SHBA kundër rezolutës për Srebrenicën në OKB
14 Prill 2024, 20:12Më 2 maj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të diskutohet një rezolutë për krimet serbë në Srebrenicë, por presidenti serb Vuçic pretendon se krimet janë kryer ndaj vetë serbëve. Ai ka njoftuar se do të shkojë në SHBA për të lobuar kundër rezolutës.
-
Vuçiç i quan policët e Kosovës terroristë: Arrestuan një burrë trim që është plagosur nga shqiptarët
14 Prill 2024, 17:43Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar të dielën se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”. Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit prej Zveçanit në veri të Kosovës.
-
Maqedonia formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme
14 Prill 2024, 16:12Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka formuar një shtab për kriza, i cili do të ketë kompetenca për evakuimin e qytetarëve maqedonas nga Lindja e Mesme, nëse ka nevojë.
-
Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special
14 Prill 2024, 13:39Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-kryeprokurori special, Millivoje Katniq, dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Llazoviq, u arrestuan mëngjesin e së dielës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria Speciale e këtij vendi.
-
Kurti dhe Osmani dënojnë sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Rrezik për destabilizim në rajon
14 Prill 2024, 12:28Kosova ka dënuar sulmin me 300 raketa e dronë të Iranit ndaj Izraelit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në rrjetet sociale shkruan se ky sulm përbën një rrezik të madh për destabilzimin e gjithë rajonit.
-
Greqi/ Përdhunonte vajzën e partneres prej 2013, vdes shqiptari 36-vjeçar në burgun e Koridhalos
14 Prill 2024, 10:32Shqiptari i identifikuar si Daniel Beqiri u dënua me burg nga drejtësia greke pasi përdhunonte vajzën e gruas së tij, të cilën e kishte nga një martesë e mëparshme.
-
Analistët: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
13 Prill 2024, 19:52Komisioni Evropian po bashkëpunon ngushtë me Malin e Zi për ta ndihmuar në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit.
-
Ndalohet një serb në veri të Kosovës, akuzohet për 'shkelje të rendit kushtetues'
13 Prill 2024, 17:26Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në pikën kufitare të Bërnjakut për “shkelje të rendit kushtetues të Kosovës”
-
Vrau gruan në Ferizaj, Gjykata cakton një muaj paraburgim për autorin e dyshuar
13 Prill 2024, 12:41Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit, V.A, të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares E.C, më 12 prill, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
-
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit
13 Prill 2024, 09:03I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e ka vizituar dy herë Prishtinën brenda tre javëve për të diskutuar me autoritetet kosovare Procesin e Berlinit dhe zhvillimet rreth dialogut Kosovë-Serbi
-
Tërmet me magnitudë 4.5 ballë në Evia të Greqisë! Regjistrohen edhe 7 pasgoditje
13 Prill 2024, 08:00Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 05:23 të mëngjesit të së shtunës në Evia, ndërsa tërmeti u ndje edhe në Atikë
-
Vuçiç i kërkon ndihmë Kinës në OKB
12 Prill 2024, 18:44Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kina të mbështesë shtetin e tij “në luftën për të vërtetën para Kombeve të Bashkuara”.
-
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: NATO të trajtojë me seriozitet lëvizjet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën
12 Prill 2024, 15:48Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, kërkoi nga NATO-ja që të trajtojë me seriozitet vendosjen e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.
-
Arratisja e madhe: Si e ndihmoi banda kriminale e Ballkanit biznesmenin rus të ikte nga arresti shtëpiak në Itali
11 Prill 2024, 22:08Një biznesmen rus, i akuzuar për kontrabandë të pajisjeve ushtarake, të përdorura në pushtimin e Ukrainës, pritej të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – kur arriti të ikte nga arresti shtëpiak në Itali dhe u kthye në Moskë, përmes një plani të suksesshëm arratisjeje. Ja se si ndodhi e gjitha
-
Greqi/ I mituri çon në burg babanë shqiptar: Na dhunon mua dhe mamin! Gruaja e mbron: Unë e dua, e ka fajin alkooli
11 Prill 2024, 18:04Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua mbrëmjen e së martës (9 prill) nga policia greke, pas një denoncimi të bërë nga djali i tij. Ky i fundit pretendon se së bashku me nënën e tij janë viktima të dhunës së 50 vjeçarit.
-
Banka Botërore parasheh rritje ekonomike në Kosovë dhe në rajon
11 Prill 2024, 15:13Banka Botërore ka parashikuar në një raport të enjten rritje ekonomike prej 3.2 për qind këtë vit dhe prej 3.5 për qind në vitin 2025 në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
-
Mbylli lokalin me kyç dhe tentoi të përdhunojë një vajzë, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Greqi
11 Prill 2024, 09:30Një 30 vjeçar me origjinë shqiptare ka tentuar që të përdhunojë një vajzë greke 32-vjeçare. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në një ditën e martë (9 prill) në ishullin Symi ku ajo menaxhonte një lokal.
-
Freedom House: Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim
11 Prill 2024, 08:46Pavarësisht një viti të turbullt për shoqërinë civile dhe qytetarët e Kosovës, pozita e këtij vendi në rrugën drejt demokratizimit ka mbetur e njëjtë me atë të vitit të kaluar, është thënë në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare, Freedom House për nivelin e demokracisë në disa rajone të Evropës dhe Azisë