Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në pikën kufitare të Bërnjakut për “shkelje të rendit kushtetues të Kosovës”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe e ka konsideruar si ‘terror’ arrestimin e Sreçko Sofronijeviç, duke akuzuar për një listë të arrestimeve të përgatitura nga Policia e Kosovës.
“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviç është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e tyre.\
Arrestimi i serbit, është bërë në Bërnjak dhe ndaj tij është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.