TIRANE- Inspektorati Kombëtar për mbrojtjen e territorit ka bërë shembjen me shpërthim të telekomanduar një objekt 6-katësh në zonën e Astirit që preket nga projekti i Unazës së Madhe.

Sipas IKMT përreth godinës ishin hapur 250 vrima, ndërsa është përdorur edhe 10 kg lëndë plasëse që po montohen nga frocat xheniere. Gjatë shpërthimit në zonë është paralizuar qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

“IKMT do të shembë sot në orën 15.30 me shpërthim të kontrolluar një objekt 6 katësh në zonën e “Astir” në gjurmën ku do te kaloje Unaza e re. Ne trupin e objektit jane hapur 250 furnela (vrima) ku do te vendosen 10 kg lende plasëse”, thuhet në njoftimin e IKMT.



Ditën e djeshme, IKMT shembi pesë ndërtesa të tjera, ndërsa aksioni ndryshe nga herët e tjera ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve, ndonëse zona ishte rrethuar me polici dhe qarkullimi u bllokua për disa orë. Ndërsa ditën e sotme qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht ndërsa rruga pritet të bllokohet vetëm përgjat momenteve të prishjes së kësaj godine.