/ATSH/- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka përmbyllur sot në Durrës, fushatën sensibilizuese për të informuar dhe ofruar bashkëpunim për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në të gjitha qytetet e vendit, duke "thyer" kështu barrierat burokratike në distancë, mes biznesit dhe institucioneve.
Seria e takimeve në tryeza të rrumbullakëta mblodhi të gjithë protagonistët e "Javës së SME-ve shqiptare".
Gjatë aktivitetit, zv. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Alban Zusi ka përshkruar në hollësi situatën aktuale në sektorin e bujqësisë dhe paketën e re lehtësuese që qeveria do të lançojë së shpejti. "Duket qartazi se qeveria ka në fokus sipërmarrjen e vogël dhe të mesme dhe kjo reflekton në dyfishimin e fondeve të menaxhuara nga AIDA që ajo vë në dispozicion të biznesit", ka shtuar ai.
Iniciativa është mbështetur nga partnerë të rëndësishëm të biznesit si Koperacioni Italian për Zhvillim, Albinspekt dhe Intesa San Paolo Bank, të cilat kanë prezantuar skemat e tyre të financimit, të akorduara në formën e granteve apo kredive në dispozicion të biznesit.
Në fund të këtij takimi u shpërndanë në mënyrë simbolike çertifikata për bizneset të cilët kanë përfituar nga skemat e grantit të financimit të menaxhuar nga AIDA, ndër të cilat Albasusta dhe Faberti group sh.p.k.
Ndërsa në fjalën e saj, Manjola Gjoni, Drejtore Ekzekutive e AIDA-s, falënderoi bizneset e pranishëm, të cilët si rrallë ndonjëherë kanë qenë të konsiderueshëm në numër. Duke i konsideruar partnerë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, AIDA, në funksion të veprimtarisë së saj, synon të ndërmarrë të gjitha nismat e nevojshme në mbështetje dhe në përmirësimin e kapaciteteve prodhuese të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (NVM), në çertifikimin e produkteve, në krijimin e markave shqiptare, në gjetjen e tregjeve të huaja, si dhe në nxitjen dhe inkurajimin e eksporteve të mallrave e shërbimeve.
Në përmbushjen e këtij misioni, AIDA menaxhon fonde të akorduara nga qeveria shqiptare të cilat janë vënë në dispozicion të biznesit shqiptar. Për këtë, Gjoni i bëri thirrje të gjithë bizneseve të jenë më aktive në thithjen e informacionit duke aplikuar në këto fonde në mënyrë që ato të shtohen vitin që vjen. Gjithashtu, ajo ka sjellë në vëmendjen e të pranishmëve praktikën e suksesshme iniciuar nga MZHETS dhe mbështetur nga AIDA në krijimin e paketës lehtësuese për sektorin fason, e cila u vlerësua edhe nga bizneset pjesëmarrëse.
Më pas, fjalën e mbajti Andrea Xhavara, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Durrës, i cili vuri theksin në forcimin e marrëdhënieve të qeverisë dhe dhomave të tregtisë, si dhe propozoi lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis AIDA-s dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit
/Shqiptarja.com