TIRANE- Ish-deputeti socialist i cili tashmë jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andis Harasani është përgjigjur ndaj akuzave të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e të verifikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, sipas të cilave ai ka fshehur pasurinë, duke mos e deklaruar në këtë institucion.
“Nuk bëhet fjalë për fshehje të pasurisë, pasi gjithnjë e kam deklaruar pasurinë për sa kohë kam qënë aktiv në politikën shqiptare si deputet. Unë nuk kam dorëzuar deklaratën e pasurisë, pasi nuk e dija se ligji e paska të përcaktuar se në momentin kur mbyllet mandati i deputetit duhet të bëja dhe një deklaratë përmbyllëse të pasurisë. Unë jo vetëm që nuk e dija por asnjeri s’më tha për një gjë të tillë. Pra nuk bëhet fjalë për fshehje të pasurisë, por për mosdorëzim të deklaratës së pasurisë”, thotë Harasani për gazetën “Shqiptarja.com”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com