Një 29 vjeçar i identifikuar si Arlind Dyli është gjetur i pajetë në një banesë dykatëshe të pabanuar në Shkodër në lagjen "Ahmet Haxhija".

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes.