/ATSH-AFP/ - Më shumë se një banor në pesë në Gjermani është me origjinë të huaj, sipas një statistike të publikuar sot, por 25 vite pas bashkimit, ish-RDA-ja (gjermania lindore para rënies së Murit të Berlinit) ka imazh të keq si tok pritëse.
Sipas këtyre shifrave të publikuara nga Zyra federale e statistikave, që bazohet në të dhënat e mbledhura në vitin 2013, 20,5 për qind e popullsisë gjermane, ose 16,5 milionë persona, janë ose të huaj (6,8 milionë), ose qytetarë gjermane me orgjinë nga një vend tjetër apo të lindur nga prindër të huaj (9,7 milion).
Në këtë popullsi, dy të tretat kanë lindur jashtë Gjermanisë dhe 70 për qind e këtyre imigrantëve janë me origjinë nga një vend evropian, thekson zyra. Por, sipas vendit të origjinës, Turqia mbetet kombi i parë me (13 për qind), të ndjekur nga Polonia (11 për qind) dhe Rusia (9 për qind).
Me një rritje, prej 3,8 për qind në raport me vitin 2012, viti 2013 shënoi rritjen më të madhe në numrin e qytetarëve me origjinë të huaj. Gjermani regjistroi në vitin 2013 progresimin më të lartë të migracionit prej 20 vitesh.
Por ka edhe shumë pabarazi të forta. Qyteti shtet i Hamburgut (veri) regjistron nivelin më të lartë të banorëve me origjinë të huaj (28,9 për qind) një proporcion që zbret në 4,1 për qind në shtetin e Thuringe (lindje).
Vetëm 3,4 për qind e të huajve që banojnë në Gjermani jetojnë në ish-RDA, ndërsa maxhoranca gjigante prej 96,6 për qind ndodhet në perëdnim dhe në Berlin. Kjo vjen për shkak të trashëgimisë së valës mirgruese që erdhi si pasojë e tridhjetë viteve të lavdishme të RFA-së (gjermani perëndimore para rënies së Murit të Berlinit), dhe për shkak të dallimeve strukturore që vazhdojnë ende të dallojnë mes Perëndimit dhe Lindjes, me një situatë ekonomike më të vështirë dhe me më pak qytete të mëdha në ish-RDA-në.
/Shqiptarja.com