/ATSH-Behlul Jashari/.-Lideri i PDK-së dhe më i votuari në tre nga pesë proceset zgjedhore që janë zhvilluar në Kosovën e lirë, shkon drejt zgjedhjes edhe President i Republikës më të re evropiane.
Në dokumentin e marrëveshjes së 8 dhjetorit të dy partive më të mëdha kosovare, sipas së cilës postin e kryeministrit e merr kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, theksohet se, "për pozitën e Presidentit të Republikës së Kosovës do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja, pas përfundimit të mandatit aktual në përputhje me Kushtetutën - z.Hashim Thaçi".
Deri atëherë Thaçi do ta udhëheqë politikën e jashtme për më shumë se një vit, duke qenë zv/kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës.
Thaçi u zgjodh kryeministër i Kosovës në 9 janar 2008, pas fitores së PDK-së në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, dhe u rizgjodh pas fitores së dytë në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, të cilat ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008, e njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
Nga marsi 1999 deri në janar të vitit 2000, Thaçi ishte kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës (Qeverisë së Unitetit).Në 12 dhjetor 2014, kryeministri Hashim Thaçi do i dorëzojë detyrën kryeministrit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, me të cilin nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje të Kosovës, duke dhënë kështu edhe mesazhin si dy liderë të partive më të mëdha kosovare se, rivaliteti politik edhe kur është më i madhi i mundshëm nuk është armiqësi dhe përtej interesave partiake edhe mund t'i bëjë bashkë për interesat madhore të shtetit, kombit e të ardhmes zhvillimore dhe euroatlantike.
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbush të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi zgjedhjet e jashtëzakonshme u mbajtën pikërisht para katër viteve, në 12 dhjetor 2010.
Në Kosovën e lirë nga qershori 1999, PDK, tre herë fituese e zgjedhjeve, para koalicionit të tanishëm me LDK ishte edhe dy herë të tjera në koalicion-bashkëqeverisje me këtë parti që ka themelues Presidentin historik Ibrahim Rugova, si dhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, por asnjëherë nuk e kishte Presidentin në ndarjen e posteve.
Hashim Thaçi do jetë Presidenti i parë i Kosovës nga PDK-ja, partia që e udhëheq që nga themelimi, dhe atëherë si simbol i unitetit, shef i shtetit, nuk do jetë më në krye të saj.
Biografia e Hashim Thaçit
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.
Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë procesit negociator (2005 - 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit.
Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 - 22 shkurt 1999) Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës.
Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për Kosovën.
Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992).
Gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga marsi 1999 deri në janar të vitit 2000, Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).
Në këtë periudhë zhvilloi aktivitet të dendur politik dhe diplomatik në qendrat kryesore botërore, në SHBA dhe Evropën Perëndimore.
Në jetën politike fillimisht angazhohet në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës në vitet 1989 - 1993, (LPK).
Ishte lider i Lëvizjes studentore në vitet 1990 - 1993.
Në vitin 1991, z. Hashim Thaçi zgjidhet prorektor student i Universitetit të Prishtinës.
Pas largimit të dhunshëm të studentëve dhe mësimdhënësve nga objektet universitare, punon për ngritjen dhe strukturimin e arsimit universitar.
Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1993, Hashim Thaçi, me sukses të lartë i përfundon studimet në Degën e Historisë.
Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.
Gjykata serbe e Prishtinës më 1997, z. Hashim Thaçi dhe një grup pjesëtarësh të UÇK-së, në krye me Adem Jasharin, i gjykon në mungesë me shumë vite burg.
Në Universitetin e Zyrihut në Zvicër (1996), ndjek studimet postuniversitare në fushën e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.
Gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Perëndim, Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t'i forcuar formacionet e UÇK-së në terren.
Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.
Në tetor të vitit 1999 e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK).
Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).
Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet.
Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore.
Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.
Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.
Ka lindur më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin
/Shqiptarja.com