Arbër Hoxha po tërheq interes në tregun evropian pas paraqitjeve shumë të mira me Dinamo Zagreb. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer ne kroatët, ku në 23 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës.
Sipas raportimeve nga Kroacia, një nga klubet që ka shfaqur interes konkret për 27-vjeçarin është Galatasaray. Kryesuesit e Superligës turke po kërkojnë të përforcojnë repartin sulmues dhe Hoxha është një nga alternativat e preferuara.
Veç Galatasarayt, në garë për shërbimet e tij është edhe Fenerbahce, dy rivalët e Stambollit që do kërkojnë të bindin Dinamon e Zagrebit.
Megjithatë, Dinamo Zagreb nuk duket e gatshme të heqë dorë nga lojtari në këtë fazë të sezonit. Hoxha shihet si pjesë thelbësore e projektit dhe në garën për titull, ndaj drejtuesit nuk po e konsiderojnë largimin e tij në janar.
Dinamo Zagreb's winger Arber Hoxha is attracting strong interest from Turkish giants Galatasaray, but Dinamo are currently not interested in selling him.
— TheCroatian (@TheCroatian_) January 13, 2026
However, there is still a chance of a last-minute transfer, but as things stand, Hoxha remains at Dinamo. [@IASucic] pic.twitter.com/tx4RyPOwIz
Komente









