DURRËS- 24 orë nga arratisja spektakolare e të paraburgosurit Altin Ndoci, Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve doli me një njoftim zyrtar. 8 persona nga burgu i Durrësit u arrestuan dhe pezulluan nga detyra. 4 të tjerë nga zinxhiri drejtues u shkarkuan.

Mes të arrestuarve, 5 policë nga grupi i shoqërimit, të cilët lëvizën me ambulancën e burgut, Altin Ndocin nga qelia në spital, në shkelje të procedurave, pa e prangosur, si një qytetar të lirë, edhe pse akuzohet nga SPAK për vrasje, konsideruar krahu i armatosur i organizatës kriminale të Çopjave të Elbasanit

Bashkë me policët, në pranga edhe kryeinfermieri i burgut Aulon Çuko, i cili firmosi dërgimin me urgjencë në spital.

Sipas drejtorisë së Burgjeve, Altin Ndoci ka kryer më 13 janar “një konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg”. Në njoftim nuk bëhet me dije që Ndoci të ketë pasur ndonjë urgjencë mjekësore, që të justifikojë vënien në lëvizje të menjëhershme të strukturave të burgut, të cilat planifikuan shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës brenda të njëjtës ditë.

Vizita është kryer në dhomën e izoluar në repartin infektiv në spitalin e Durrësit, ku më tej i është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga 2 policët që e ruanin te dera e dhomës spitalore, por gjatë këtij momenti i sulmoi dhe u arratis.

Për këtë shoqërim, nuk u njoftua drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, dhe as policia e Durrësit, as për vizitën mjekësore, as për planin e masave. Kjo përgjegjësi, gjendet te Violeta Uka, punonjëse e policisë së burgjeve, e arrestuar, personi që duhej të kishte njoftuar sallat operative.

I teti i arrestuar, është Dezdemon Pazaj, shefi në detyrë i policisë së burgut të Durrësit i cili firmos planin e masave për shoqërimin e të paraburgosurit

Me firmë të ministrit të Drejtësisë, drejtori i burgut të Durrësit Indrit Cërloj u shkarkua nga detyra, bashkë me zinxhirin komandues, përfshirë drejtorin e policisë së burgjeve, Afrim Zeqiraj edhe pse ishte me leje.

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar kartelën e të paraburgosurit ku është përcaktuar shkaku që ai duhej të shkonte për vizitë në Spitalin Rajonal të Durrësit, planizimi i lëvizjes së tij nga qelia në Spital dhe masat e marra për sigurimin e tij, si dhe instruktazhi që është kryer me personelin sikurse e përmban rregullorja.

Përveç këtij njoftimi zyrtar të Drejtorisë së Burgjeve, Report Tv, mëson se në ambulancën që shoqëroi Altin Ndocin drejt spitalit, ishte edhe një tjetër i paraburgosur, për vepra të lehta penale, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ai gjithashtu ka marrë trajtim te reparti i Infektivit, por 3 nga 5 policët e grupit të shoqërimit, e rikthyen me ambulancë në qeli. 2 efektivë të tjerë qëndruan me Ndocin deri në përfundim të mjekimit. Pra në momentin e arratisë, 38-vjeçari ka luftuar dhe i ka ikur nga duart, vetëm 2 policëve.

Sipas procedurave për shoqërimin e një të paraburgosuri duhet të jenë minimalisht 3 policë, njëri i lidhur me pranga dorë më dorë me të paraburgosurin. Por në këtë rast, ka pasur 5 policë për 2 të paraburgosur.

Plani i arratisë ishte i mirëorganizuar pasi në dalje të spitalit të Durrësit e priste një Audi A7, me targë të vjedhur ditët e fundit. Momentet e fundit të tij nga kamerat e sigurisë janë në autostradën Durrës-Tiranë. Kontrolle u bënë edhe në banesën e tij në Yzberisht, ku jeton bashkëshortja me vajzën, por familjarët i thanë policisë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Gjatë mbrëmjes forca të shumta policie ushtruan kontrolle edhe në vendlindjen e tij, në fshatin Krajen të Lezhës.

Kush është Altin Ndoci? 

Pjesë e krahut të armatosur të organizatës kriminale të Çopjave të Elbasanit, i rekrutuar si vrasës me pagesë nga Talo Çela dhe i akuzuar në disa vrasje mafioze në vend, Altin Ndoci cilësohet nga autoritetet si një personazh me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndoci me origjinë nga Lezha dhe banim në Tiranë, është arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Dëshmitë e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë e kanë përfshirë në disa vrasje të bujshme, mes tyre edhe masakra e Bradasheshit. 

TË ARRESTUAR DHE SHKARKUAR NGA DETYRA
Aulon Çuko- kryeinfermieri i Burgut të Durrësit (shkarkuar)
Dezdemon Pazaj- Zv.shefi i Policisë së Burgut të Durrësit  (shkarkuar)
Dorian Saraçi- Kryeinspektor (shkarkuar)
Sali Ferollari- Inspektor (shkarkuar)
Preng Marvataj- Inspektor (shkarkuar)
Fation Baçi- Inspektor  (shkarkuar)
Aranit Çela - Kryeinspektor (shkarkuar)
Violeta Uka- Komisare (shkarkuar)

 

VETËM TË SHKARKUAR NGA DETYRA
Indrit Cerloj – Drejtor i Burgut Durrës
Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema dhe Artur Korriku

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:02
Kreu kontrollet mjekësore të Altin Ndocit, mjeku merret në pyetje nga Prokuroria e Durrësit

1768310848_spitaliidurrsit.JPG

Prokuroria e Durrësit ka marrë sot në pyetje mjekun Naim Mediu, kirurgu i përgjithshëm, i cili ka bërë kontrollin mjekësor Altin Ndoci, i cili arriti të arratisej nga reparti i Infektivit në Spitalin e Durrësit.

Mjeku Naim Mediu është paraqitur ditën e sotme fillimisht në punë e më pas ka shkuar në prokurori ku dhe ka dhënë deklarime lidhur me ngjarjen.

Ora 14:49
Arratisja e bujshme e Altin Ndocit, ‘furtunë’ në Burgun e Durrësit, shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues

1768398635_AltinNdoci.jpg

Është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues i Burgut të Durrësit, pas arratisjes gjatë ditës së djeshme të Altin Ndocit, i dyshuar si pjesë e një organizate të rëndësishme kriminale.

Burime për Report TV bëjnë me dije se ky vendim erdhi pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni.

Më herët sot, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj, po për të njëjtën ngjarje. Gjithashtu 8 persona ranë në pranga, si persona përgjegjës për arratisjen e Ndocit.

Emrat e të gjithë të shkarkuarve dhe arrestuarve:

* z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

* z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

* z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

* znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

* z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

* z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Ora 14:40
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle në disa banesa në Lezhë ku kanë jetuar familjarët e tij

1768307399_altinndoci.jpg

Arratisja e Altinit Ndocit ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Shtetit.

Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe përgjatë ditës së sotme, forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle edhe në vendlindjen e tij, në fshatin Krajen të Lezhës.

Sipas burimeve, janë kontrolluar disa banesa të vjetra në lagjen Marlalaj, ku familjarët e tij kanë jetuar më parë. Mësohet se ata janë larguar nga kjo zonë prej rreth 30 vitesh dhe kanë pasur banim të mëvonshëm në Tiranë.

Kontrollet janë kryer në kuadër të operacionit për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit, ndërsa policia vijon hetimet dhe veprimet operative në disa zona të vendit.

Ora 14:16
Arratisja e Ndocit/ Lamallari shkarkon drejtorin e Burgut të Durrësit: Të paraburgosurit e rrezikshëm të transferohen në burgje të sigurisë së lartë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të Burgut Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. 

Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në Burgun e Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë. 

Menjëherë pas ngjarjes së djeshme, Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve angazhim maksimal me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit. 

Po kështu ditën e djeshme u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të Burgut Durrës. Nga verifikimet paraprake rezulton se Burgut Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në pranga u vunë 8 persona: 

* Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
* Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Ora 13:24
Arratisja e Ndocit, Drejtoria e Burgjeve: Nuk u respektua procedura standarde për shoqërimin! Nuk u informuam as ne dhe as Policia e Durrësit për vizitën mjekësore

1768311180_altinndoci.jpg

Altin Ndoci

Policia e Burgjeve ka reaguar për arratisjen e Altin Ndocit. 

Deklarata e plotë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

• z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

• z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

• z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

• znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

• z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

• z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

• Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ora 10:43
Policia ‘bastisje’ në disa zona të Tiranës, kërkohet për Altin Ndocin! Familjarët: Nuk e dimë se ku ndodhet

1768335527_arrastisjaealtinndocit.jpg

Foto nga momenti i arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit

Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se kontrolle në kërkim të Ndocit janë kryer në disa zona të ndryshme të Tiranë, në Astir, Don Bosko, Selitë, etj. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

Ora 10:30
Zbardhet itinerari i arratisjes së Altin Ndocit, u largua me ‘Audi A7’ drejt Tiranës

1768383261_altinndocimakinaarratisjesaltinndocit.jpg

Audi A7 me të cilin është arratisur dhe Altin Ndoci

Policia ka zbardhur itinerarin fillestar të arratisjes së 38-vjeçarit Altin Ndoci, bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë. Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë. Arratisja ka ndodhur mesditën e së martës nga Spitali i Durrësit.

Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema bëjnë me dije se Policia e Durrësit është njoftuar menjëherë sapo Ndoci është larguar, duke u vënë në lëvizje për gjurmimin e tij. Nga verifikimet rezulton se 38-vjeçari kishte marrë mjekimin e nevojshëm dhe, pas përfundimit të procedurave mjekësore, ka ndërmarrë aktin e arratisjes.

Ndërkohë, lidhur me shoqërimin e tij drejt spitalit, pas verifikimit të plotë rezulton se Policia e Durrësit nuk është njoftuar në asnjë formë nga Drejtoria e Burgjeve. Po gjatë ditës së djeshme, Burgu i Durrësit i ka kërkuar policisë shoqërimin e një tjetër të dënuari për një rast fatkeqësie, konkretisht për varrimin e një familjari, shoqërim që është kryer nga uniformat blu. Njoftimi i policisë për arratisjen është bërë menjëherë sapo është larguar me makinën "Audi A7".

SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 14/01/2026 15:54

    Ajo making esht a6 ose a8 2006

    Përgjigju
    • Beni Ecen vet: 15/01/2026 15:52

      Audi aeshte a6 me portobagazh

  • Or tej: 14/01/2026 14:54

    Nuk begenisin makina te thjeshta as per tu arratisur por Audi A7 or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • toma: 14/01/2026 12:59

    Ketu bie era korrupsion dhe zarf i majme me euro per te liruar nje kriminel qe eshte me i rrezikshmi ne vend. Ai duhet lidhur me pranga ne çdo vend ku leviz dhe dueht izoluar ne nje dhome ku s'ka drite. Se i i ka heque driten shume njerezve. Barbare si ai s'e meritojne te jetojne.

    Përgjigju
  • zakarel zaka: 14/01/2026 11:30

    po drejtorin e burgut e pasket shpetu apo ju knoqi

    Përgjigju
  • jon: 14/01/2026 11:13

    Erjon Veliajn e shoqërojnë me mjete të blinduara ndërsa kriminelat vrasës i lirojnë...drejtoria e burgjeve duhet shkrirë e gjitha dhe varësia e tyre duhet ti kaloi ministrisë brëndëshme sepse burgjet kanë degjeneruar në çdo drejtim.

    Përgjigju
    • toma: 14/01/2026 12:57

      Ate Klevisin, Drejtorin kapadai dhe matuf duhet shkakrkuar. Ai eshte pergjegjesi kryesor i ketyre ngjarjeve te tmerrshme. Nje kriminel, katil, barbar qe te vret sikur shtyp nje mize, lihet i pashoqeruar ne ate menyre.

  • xXx: 14/01/2026 10:23

    Po ç'faj ka kryeinfermieri që janë policat të paaftë në rastin më të mirë dhe të shitur në rastin më të keq...

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 14/01/2026 10:50

      Faji eshte I prokurorise dhe gjyqtaret qe e kane liruar .Kjo eshte drejtesia e amerikaneve dhe e dum dumanit .

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?