Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ka udhëtuar për në Strasburg nga Shkupi përmes Bazelit. Në të njëjtin avion me të ka rastisur edhe një i ri nga rrethinat e Kumanovës, respektivisht nga Likova, i cili jeton dhe studion në Zvicër.

I riu Mustafë Veseli ka qëndruar tre ditë në vendlindjen e tij në fshatin Likovë, ku ka vizituar familjarët, pas ngjarjeve në Kumanovë që tronditën Ballkanin dhe Evropën. Gjatë kthimit për në Bazel ai ka rastisur në të njëjtin avion me kryetarin e LSDM-së dhe ka shfrytëzuar rastin të zhvillojë një bisedë me të.

Pas kësaj bisede ai ka zgjedhur të publikojë esencën e saj në faqen e tij të Facebook duke publikuar bashkëngjitur me të edhe një fotografi me liderin e opozitës maqedonase.

Ja postimi i plotë në Facebook i Mustafë Veselit

E ardhmja e IRJM-se ?

Gjate udhetimit prej Aeroportit Leka i Madh – Shkup, e deri ne Aeroportin e Basel-it ,une mundohesha te hedhja ne flete perjetimet e mia per keto tre dite qe isha ne vendelindje, perderisa lideri i opozites sllavo-maqedonase, zoteri Zoran Zaev, qendronte fjetur (ishte teper i lodhur) nje sedilje para meje ; une i habitur ne shkrim as qe e kisha verejtur as prezences e tij, dhe as te grupit te tij negociator nga fillimi !
Kur ateruam ne Basel, edhe z. Zaev u zgjua per te zbritur nga aeroplani por kureshtja dhe kerkesa e bashkatedhetareve per te kap nje foto ishte shume e madhe ! Perderisa ishim afer njeri tjetrit ne zbritje, edhe une shfrytezova rastin per t’i kerkuar nje foto dhe poashtu per t’i bere disa pyetje.
Ne vazhdim do e sjell ne forme dialogu biseden tone te shkurter, e cila zgjati nga dalja e aeroplanit e deri ne dalje te portes se fundit.

Une ju adresova direkt ne anglisht pasiqe gjuhen maqedone nuk e zoteroj dhe biseda vazhdoi rrjedhshem e natyrshem. Ketuposhte, do ju sjell biseden esenciale pa u futur ne detaje shume.

Biseda :

E pyeta : zoteri, edhe pse e degjova me shume vemendje premtimin tuaj te dielen, ju lutem, a mund te me pohoni se vertet do kemi nje « Maqedoni te Re » ?

z.Z.Z : Do jete nje Republike e gjithe qytetareve, ku çdokush mund te realizoj veten e tij dhe nuk do kete dallime si ne te kaluaren. ( E ndalin per nje foto)

Une : zoteri, une nga kureshtja per te perjetuar keto çaste nga afer, erdha per tre dite, ne menyre qe te shoh se ç’fare realisht po ndodhe ne vend? E them se nuk e kam pritur se do beni nisma kaq te perbashketa me qytetare te etnive te ndryshme, kjo eshte me te vertet per te pershendetur dhe ketu keni perkrahjen time per nisma te tilla. Por, t’ju perkrahmi ne nisma te tilla, nuk do thote se rreshtohemi menjeher ne menyre te vobekt pas jush, edhe pse ne mesin tone ka shume pohime se ne te ardhmen, shume qytetare shqiptar do votojne per ju, shkak i deshprimit ekstrem prej partive etnike shqiptare.

z. Z.Z : nga vjen ?
Une : jam nga Likova e Kumanoves por qe nga paslufta e vitit 2001, jetoj ne Zvicerr me familje. Zoteri, me te vertet shume kemi syte nga nismat tuaja, dhe dua te ju cek nje gje : ne kemi perjetuar Luften e vitit 2001 dhe kete fatkeqesi ne nuk e harrojme. Por ne besojme ne vlera njerezore dhe si njerez, ne emer te nje te ardhme te perbashket, afrohemi per ndertuar nje te ardhme me te ndrytur. Jemi gati per te shtryre doren por jo te zhgenjehmi perseri !

z. Z.Z : vendi yne ka qene i motivuar nga politika te gabuara dhe kjo na çoi ne qorrsokake. E ardhmja jone, pra, pikerisht do te ndertohet mbi njerezi (humanity) sepse une besoj ne njerzimin, dhe kesoji do kemi perparim (serisht e ndalin per foto).

(me shume kujdesshmeri afrohet perseri per te vazhduar biseden edhe pse ishte fluks i madh dhe çorientoheshe ne ate korridor)

z.Z.Z : ç’fare ben ne Zvicerr ?

Une : jam student ne Universitetin e Lozanes dhe me te vertet e kemi pritur shume kete proteste, shpresoj se frutet e saja s’do vonohen(serisht e ndalin per foto).

Arritem deri tek porta e fundit dhe aty u pershendetem duke i uruar njeri tjetrit nje dite te mbare.

Mendimi im :

Edhe pse ky zoteri deshmonte njefare besimi ne vlerat e perbashketa njerezore, per nje te ardhme me gjitha etnite ne vend, e qe ne fakt eshte per tu pershendetur, gjithsesi une ruaj nje doze pesimizmi ne veten time perderisa nuk kemi nje lloj « kontrate » me kete grupacion. 
Te nderuar, politika eshte nje aktivitet i pafalshem dhe i pameshirshem. Gjithçka mund te paguhet shume shtrenjte. Perderisa z. Zaev nuk publikon bomben e « Monstres », mua me le shume dyshime rreth ndermarrjes se tij !
Mos te harrojme, partia e tij, ne te kaluaren ka qene poashtu ne pushtet dhe aktiviteti i saj nuk ka qene edhe aq fair me shqiptaret ! Eshte fakt se z. Zaev e perdori boshllekun e mungeses se « bi-tradhetareve » Ahmeti-Thaçi ne Kumanove dhe fitoi njelloj perkrahje qorre nga nje grup shqiptaresh dhe nga ketu morri nje sinjal te fuqishem per muajt ne vazhdim. Edhe sikurse ky zoteri te jete nje « Gandi », mos te harrojme se nuk eshte shoqate, grupacioni i tij, por parti politike dhe partia politike ka strukturen dhe menyren e vet te fonksionimit. Kshtuqe lideri nuk mund te vendose per te gjitha. Andaj, perpara se te shpresojme ne menyre te pakusht te z. Zaev, te bejme vetevetiu nja analize partise opozitare sllavo-maqedonase, SDSM. 
Vijne shume e shume pyetje tjera, por ato mundohuni t’ia bene vetevetes suaj dhe te keni nje mendim rreth ketij personaliteti dhe kesaj partie.

Poshatu te mendoni, se ç’fare mund te bejme ne pjesen shqiptare ?

Personalisht preferoj Zaevin ne pushtet me shqiptaret (per tu definuar si shqiptaret).

Mustaf Veseli
Lozane, 19 maj 2015

veseli
veseli

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)