Ministri i bujqësisë Edmon Panariti ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadorin e ri të Italisë në vendit tonë Alberto Cutillo.Gjatë këtij takimi kreu i bujqësisë shqiptare dhe ambasadorit Cutillo kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis Shqipërisë dhe shtetit Italian.

“E vlerësoj klimën e bashkëpunimit midis dy vendeve, e cila ka filluar të konkretizohet në iniciativa dhe projekte të përbashkëta në mbështetje të sektorit e akuakulturës, agroturizmit dhe kultivimit të duhanit”, ka thënë ministri Panariti gjatë takimit .

Gjithashtu ambasadori Cutillo e ka njohur ministrin me ecurinë e projekteve italiane për mbështetjen e bujqësisë shqiptare dhe hapjen e saj drejt tregjeve europiane.