42 400 maturantë kanë dhënë dje provimin e tretë të maturës shtetërore atë të matematikës. Menjëherë pas përfundimit të provimit, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar skemën e saktë të përgjigjeve. Sipas Ministrisë së Arsimit  këto janë përgjigjet e përafërta pasi nëse një maturantë ka dhënë një mënyrë tjetër zgjedhjeje. Gjithashtu edhe bëse është bërë saktë një pjesë e ushtrimeve, maturantët do të vlerësohen me pikë.
 
Testimi
Testimi u shoqëruar me hije dyshimi pasi rreth 60 minuta para se të përfundonte provimi, teza u publikua nga vet maturantët. Në foto të siguruar nga Report TV është B i tezës së matematikës që kanë dhënë sot maturantët ka dalë para përfundimit të tij. Burime pranë Ministrisë së Arsimit i thanë Report TV se kjo tezë është publikuar nga një maturant në Librazhd, i cili është pezullur më pas.