TIRANE- Eposi legjendar i Kreshnikëve është në zgrip. Kjo trashëgimi kulturore, me një dosje që ende nuk po bëhet gati për në UNESCO nga institucionet e kulturës në Shqipëri e në Kosovë, mbetet ende “preja” e keqinterpretimeve, ku iu mëshohet tezave nacionaliste se këngët e kreshikëve janë huazuar nga eposet sllave...
U desh një ekspozitë e ccelur dje në Bibliotekën Kombëtare me veprat e albanologes së shquar ruse, Agnija Desnickaja, që të hidhet dritë në studimet shkencore të munguara për origjinën shqiptare të Eposit të Kreshnikëve. Imazhi i albanologes është zgjuar me rastin e dhurimit nga Ambasada Ruse të një serie librash në gjuhën ruse për Bibliotkën Kombëtare, gjest që bëhet në kuadër të 95-vjetorit të insititucionit. Ceremonia e dorëzimit të veprave u zhvillua në mjediset e Bibliotekës së Vjetër, në sallën “Lumo Skëndo” në praninë e ambasadorit rus, Alexander Karpushin, dhe drejtores së BK-së, Persdida Asllani.
/Shqiptarja.com