Në këto foto është një njeri që është duke dhënë shpirt në dysheme. Ai është ankuar në polici, sepse gurorja që ndodhet në fshat i dëmton shtëpinë, kur shpërthen eksplozivi për thërrmimin e shkëmbit.

Ata të gurores morën shkopat e bejsbollit dhe armët dhe po japin vendimin!

I masakruan dy personat qe kishin denoncuar. Do thoni ju, he se kështu ndodh edhe ne Meksike, ne rajonin e El Chapos.

Po, por kjo është me keq se në fshatin e El Chapos. Sepse këta të gurores së Krujës, janë vëllai dhe familjaret e një deputeti.

Është “zgjedhur” nga populli ai, bën ligje në parlament ai.

O mortje ku je, qe s’na ha të gjithëve. Neve qe nuk ikëm, deputetët e këtij soji, bashkë me ata që i votojnë.