TIRANË - Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtuan lindjen e Krishtit, festën më të rëndësishme të këtij besimi, pas Pashkëve.
Të parët që kremtuan përmes meshës së shenjtë ishin katolikët. Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, besimtarët katolikë pritën mes lutjesh orët e para të mëngjesit të 25 Dhjetorit, në meshën tradicionale të lindjes së Krishtit të mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.
Ndërsa në orët e para të mëngjesit, ishin ortodoksët të cilët kremtuan për disa orë me radhë mes lutjesh, lindjen e Jezu Krishtit.
Mesha shenjtë në katedralen e “Shën Palit” u drejtua nga kreu i kishës katolike Imzot Rrok Mirdita, ndërsa në katedralen ortodokse u udhëhoq nga Anastas Janullatos, nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Janullatos e ka mbajtur meshën në gjuhën greke, ashtu si çdo vit të shënimit të Krishtlindjeve, ndërsa është përkthyer në gjuhën shqipe nga një pjesëtar i Kishës.
Nëpërmjet himneve liturgjike, pjesëve të zgjedhura nga bibla i thuren lavde gjatë lindjes së shpëtimtarit Jezu Krisht, i cili sipas shkrimeve fetare ka zbritur në tokë për të larë mëkatet e njerëzimit.
Pas meshës besimtarët morën bekimin e shenjtë me anë të ritit të Kungimit, i cili ka të bëjë me dhënien e gjakut dhe trupit të Jezu Krishtit në formën e bukës dhe verës së kuqe.
Stafi i “Shqiptarja.Com” dhe “A1 Report”, uron të gjithë besimtarët e krishterë, gëzuar Krishtlindjet si dhe një vit të mbarë dhe harmonik.

Përveç meshës së shenjtë besimtarët ortodoksë kanë mundësi të vizitojnë në ambientet e Katedrales Ortodokse, kishëzën e lindjes së Krishtit. Kjo hapësirë shërben edhe për pagëzimin e besimtarëve, rit i cili afron më tepër besimtarin me Kishën dhe Zotit, duke kujtuar pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan.
Pas meshës së shenjtë besimtarët urojnë njëri-tjetrin ndërsa më tej zhvillohet dreka e festës së krishtlindjeve, si një rast mjaft i mirë për të qëndruar më afër me personat e dashur.

(Ne foto: Kishëza ku mund të kryhet riti i pagëzimit në Katedralen Ortodokse)
Krishtlindjet ose ndryshe "Kërshëndellat" apo "Kshnellat" festohet në mbarë botën, duke përcjellë gjithnjë mesazhet e shpresës, lindjes dhe shpëtimit që do të vinte nga biri i perëndisë.
Krishti lindi në një shpellë në Betlehem i rrethuar nga dele dhe kafshë të tjera dhe nga barinjtë e zonës duke përmbushur kështu profecinë e shkruar për të shumë më përpara se të vinte në këtë botë si i vdekshëm për të larë mëkatet e njerëzimit.
Ja çfarë simbolizon festa e Krishtlindjes

Foto të tjera
/Shqiptarja.com

(Ne foto: Mesha ne Katedralen ortodokse)
Mesha gjatë mesnatës në Katedralen Katolike të “Shën Palit”: Besimtarët presin lindjen e Krishtit
Në mesnatë është zhvilluar edhe mesha e Krishtlindjes në Katedralen Katolike të ‘Shën Palit’ në kryeqytet duke nisur në këtë mënyrë fillimin e ditës së 25 dhjetorit, dita më e shënuar në besimin e krishterë, lindja e birit të perëndisë, Jezu Krishtit.
Lindja e Krishtit, Katedralja e “Shën Palit” pret me mijëra besimtarë katolikë
Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e ‘Shën Palit’ në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian mes lutjeve, ndezjes së qiririt dhe faljes siç është dhe rituali i kësaj dite.
Mesha u drejtua nga arkipeshkovi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

Mesha gjatë mesnatës në Katedralen Katolike të “Shën Palit”: Besimtarët presin lindjen e Krishtit
Në mesnatë është zhvilluar edhe mesha e Krishtlindjes në Katedralen Katolike të ‘Shën Palit’ në kryeqytet duke nisur në këtë mënyrë fillimin e ditës së 25 dhjetorit, dita më e shënuar në besimin e krishterë, lindja e birit të perëndisë, Jezu Krishtit.
Lindja e Krishtit, Katedralja e “Shën Palit” pret me mijëra besimtarë katolikëQindra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e ‘Shën Palit’ në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian mes lutjeve, ndezjes së qiririt dhe faljes siç është dhe rituali i kësaj dite.
Mesha u drejtua nga arkipeshkovi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

Foto të tjera

Krishtlindjet, mesazhe paqeje nga krerët e besimit të krishterë