TIRANE - Po e çonin në qelitë e burgut të Fushë-Krujës por u ka shpëtuar nga duart në Kamzë. Bëhet fjalë për Nirgen Ymerin, 22 vjeç, i cili është shpallur sërish në kërkim nga uniformat blu. Arratisja e të riut, i dënuar me 18 vite burg për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” ka bërë që të arrestohen dy oficerë policie, ndërsa shoferi i grupit të Shoqërimit të hetohet në gjendje të lirë. Për kapjen e të arratisurit policia ka vënë mbrëmë edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo person i cili jep informacione në lidhje me vendodhjen e 22-vjeçarit të arratisur. Uniformat blu kanë zhvilluar kontrolle të shumta në zonën e Kamzës, Laknasit, Yzberishtit etj, po ende Ymeri nuk ishte arrestuar.
I denuari u iku nga furgoni
Një 22-vjeçar i dënuar me 18 vjet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje arriti tu ikte policëve, ndërsa transportohej me furgon nga dhomat e paraburgimit të drejtorisë së Policisë Tiranë, për në burgun e Fushë-Krujës.
Ndërsa furgoni ecte pranë zonës së Unazës së Re në kryeqytet, Nirgen Ymeri goditi policin që ishte ulur në sediljet e pasme të furgonit dhe arriti të largohet, ndërsa në automjet ndodheshin dhe ndihmës specialisti i shoqërimit dhe shoferi i togës së shoqërimit.
Nga strukturat e policisë janë ngritur disa pika kontrolli me synim kapjen e të dënuarit.

(Në foto: Nirgen Ymeri, personi i kërkuar nga policia)

(Në foto: Efektivët e policisë në të vendosur në disa zona të kryeqytetit gjatë ditës)
Ndërkohë, pasi janë marrë në pyetje 3 efiktivët bashkë me shefat e tyre, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi këtë pasdite dy punonjësit e togës së shoqërimit, Luan Mulgeci dhe Gëzim Dervishi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa do të ndiqet në gjendje të lirë shoferi Gjoni Kerri.

(Në foto: FNSH postbllok gjatë natës ne Unazën e Re pranë "Astirit")
/Shqiptarja.com

VIDEO