Në një kohë kur SPAK lëshoi ditën e djeshme 11 urdhër arreste nga ku arrestoi 5 persona dhe u shpallën 5 në kërkim, për Monika Kryemadhin, detyra e SPAK tani është të hetojë inceneratorin e Tiranës ku përgjegjës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.
E intervistuar nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori dhe dy moderatorët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu në ‘Sot Live në Shqipëri’, pikërisht për tematikën e inceneratorëve ‘kal troje’, Kryemadhi u shpreh se ajo që duhet të arrihet tani është bllokimi dhe sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës.
“Skema e inceneratorëve është një ndër aferat më të mëdha në buxhetin e shtetit. Është e vetmja çështje që për herë të parë kemi firmën e një kryeministri dhe disa zyrtarëve të tjerë. Pra fakton grabitjen e parave të buxhetit të shtetit. Nuk mendoj se çështja është te urdhër arrestet e SPAK, ajo që duhet të arrihet është bllokimi dhe sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës. Ato paratë janë të taksa paguesve shqiptar. Janë para që shkojnë në xhepin e koncesionarit që mund t’i shkonin dhe bashkisë.”- tha Kryemadhi.
Edhe kësaj here, Kryemadhi nënvizoi se personi i cili ka përgjegjësinë për dëmin ekonomik në inceneratorin e Fierit nuk është Bllako por kryetari i Bashkisë, Armando Subashi.
Më tej deputetja shtoi se lëvizja e SPAK tani duhet të jetë marrja përpara përgjegjësisë për Ramën dhe Veliajn.
“Subashi është personi kryesor i lëvizjes së gjurmën së inceneratorit të Fierit. Ai ka bërë pagesën e tokës arë dhe pse ka qenë në dijeni. Por ai është justifikuar me direktivën e kryeministria. Rasti i Bllakos është njëlloj, është Syabshi dhe jo Bllako. Për dëmin ekonomik është drejtpërdrejt kryetari i bashkisë së Fierit. Faktet janë të patjetërsueshme. Paditë që kemi çuar e detyrojnë organin e prokurorisë jo vetëm të hapë procesin por ta hetojë atë. Inceneratori i Tiranës është ai që vazhdon e merr para dhe përgjegjës janë Rama dhe Veliaj. SPAK duhet të lëvize dhe mos veprojë tani që është bërë vepra penale.”- tha Kryemadhi.
Tematikës kyçe në debatet e fundit politike mazhorancë-opozitë për Portin e Durrësit, Kryemadhi e cilëosn si skemën e tretë për pastrimin e parave. Sipas saj, kryeministri është duke përdorur çdo mjet që ka në dorë në mënyrë për pastrimin e parave dhe dëmin ekonomik të shqiptarëve. Më tej, Kryemadhi u shpreh se ashtu sikurse me inceneratorin do të merren dhe me Portin e Durrësit.
“Patjetër që do të merremi edhe me të dhe skema e dytë është porti i Durrësit, Se po bën lëvizje kështu, amnistia fiskale, jo po bonot e thesarit të famshme... Mendoj që Porti Durrësit është varianti trrtë i pastrimit të parave. Ajo që mendoj unë është që ai po tenton dhe nga ana ekonomike që investimi i shqiptarëve, rasti i inceneratorëve janë rastet me flagrante që do tregonte seriozitetin e prokurorisë.”- tha Kryemadhi për Report Tv.
Figurat e vjetra e partive politike si oponencë ka qenë po ashtu një ndër pyetjet e drejtuara për deputeten e PL-së e cila u shpreh se është në mentaliteti i tillë që nuk jepet shansi figurave të reja ndërsa me humor shtoi se Meta është i ri.
"Po patjetër që më vjen keq, se në zgjedhjet e 25 prillit në listën e LSI-së, 80% ishin djem e vajza të rinj vinin nga bota akademike. Por, infiltrimi i kriminalizimit e ka bërë të vështirë për elitën e re që të çajë. Rikthimi i Metës dhe Berishën, Meta, moshë e re është po.. është mentaliteti tillë që e nënkupton që nuk u jepet shansi njerëzve të rinj. Sot bashkitë janë stadi i parë i një gjenerate të re politike për t’u përfshirë në politikë."- përfundoi Kryemadhi.
4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.
I paska ra butoksi krejt. Qenka ba per gjynah. Me duket se nuk e pranokan me ne klinike kur e pane se nga i vinin parate kesaj monstre.
PërgjigjuFoli kjo fytyr e ballcMua. Shko jep dhogari per bemat e tu pastaj lerja Prokuroris ne dor per te tjeret
Përgjigju